VIDEO/ Vllazninë e “lënë gjunjtë”, Dejvi Bregu bën me “krahë” Teutën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2021 | 0:45

VIDEO/ Vllazninë e “lënë gjunjtë”, Dejvi Bregu bën me “krahë” Teutën

Teuta triumfoi ndaj Vllaznisë me rezultatin 1-0 falë supergolit të realizuar nga Dejvi Bregu në minutën e 25-të. Një fitore e artë për durrsakët që ngjiten në vendin e dytë me pikë të barabarta me Laçin, 1 pikë më pak se kryesuesit e Vllaznisë, të cilët duket se janë zhytur në krizë rezultatesh, nga e cila nuk po dalin dot.

Teuta festa e golit logo

Vlen të theksohet fakti se shkodranët iu afruan shumë pranë barazimit në minutat e fundit, ku Ardit Hoxhaj tronditi traversën nga goditja e dënimit. “Djemtë e Detit” të drejtuar nga Edi Martini, arritën të menaxhonin mjaft mirë epërsinë e golit në pjesën e parë, duke e bërë tepër enigmatike luftën për vendin e parë.

FT: TEUTA-VLLAZNIA 1-0

Bregu 25′

KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi! 

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

90′ Zëvendësim te Teuta, largohet nga fusha Krasniqi, vendin e tij e merr Xhekson.

89′ Daja ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

88′ Tronditet traversa e Teutës e Frashërit. Ardit Hoxhaj lëshon një predhë nga goditja e dënimit, por fati braktis futbollistin vlonjat. Pranë golit Vllaznia.

85′ Krymi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Krasniqit.

83′ Da Silva dhe Imami janë 2 futbollistët që lenë fushën e lojës, në vend të tyre Cise dhe Elom Kojdo.

78′ Vllaznia provon herë pas here të rrezikojë portën e Teutës, por mungojnë rastet flagrante në katërkëndëshin e Frashërit.

71′ Zëvendësim te Teuta, largohet Avdyli, vendin e tij e merr Daja.

70′ 3 zëvendësime të menjëhershme te Vllaznia, largohet Kaleziç, Imeri dhe Jonuzi në fushë, Kalaja, Ardit Hoxhaj dhe Kruja.

67′ Provoj Imeri me një gjuajtje nga goditja e dënimit, por asnjë rrezik për Frashërin.

63′ Minuta mjaft të mira për durrsakët që kërkojnë të shënojnë golin e sigurisë.

58′ Gruda shpërthen nga e djathta, por ndalet në momentet e fundit nga mbrojtësi Mevlan Adili.

56′ Provon edhe Kaleziç me një gjuajtje të rrezikshme nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit.

54′ Vllaznia fiton goditjen e parë nga këndi në këtë pjesë të dytë. Harkon Imeri për Imamin, por mbrojtësi kryeqytetas nuk arrin të kthejë dot topin drejt portës.

48′ Zëvendësim te Teuta, Dejvi Bregu lë fushën i dëmtuar, vendin e tij e merr Ildi Gruda.

46′ Starton pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë. 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

44′ Sulmuesi Da Silva është i ndëshkuari i katërt në këtë pjesë të parë.

40′ Tjetër karton i verdhë, kësaj here është Kuro i ndëshkuari për ndërhyrje të gabuar.

39′ Jonuzi provon me një goditje të rrezikshme nga distanca, topi devijohet në këndore.

35′ Vllaznia provon të reagojë duke shtyrë përpara, por mungojnë rastet e rrezikshme në portën e Frashërit.

25′ GOOOOOL TEUTA 1-0/ Zhbllokohet sfida, Dejvi Bregu kalon në avantazh durrsakët me një supergol! Pas një zhvillimi të goditjes së këndit, topi ka shkuar te vlonjati, që me një gjuajtje të kaliburar brenda zonës, e ka çuar sferën në trekëndësh. 

24′ Pasim i gabuar i Adilit, Lorenco Vila provon të rrezikojë nga e djathta, duke u futur bukur në zonë dhe duke provuar një pas drejt zonës, por ndalet nga mbrojte në goditje nga këndi.

11′ Gurishta ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj portierit Frashëri.

5′ Start i qetë me shkodranët që duken më kërkues, por ende nuk është regjistruar asnjë rast shënimi.

1′ Ka startuar sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

TEUTA: Frashëri, Hoxha, Arapi, Kuros, Todorovski, Aleksi, Avdyli, E.Vila, Bregu, L.Vila, Krasniq. Trajner: E.Martini

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Shehi, Imami, Jonuzi, Kaleziç, Imeri, Krymi, Da Silva, Dilaver. Trajner: Th. Brdariç

tEUTA-VLLAZNIA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"