VIDEO/ Vllaznia triumfon përballë Kastriotit, por nuk arrihet Europa. Tani shkodranëve i mbetet vetëm Kupa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2022 | 18:53

VIDEO/ Vllaznia triumfon përballë Kastriotit, por nuk arrihet Europa. Tani shkodranëve i mbetet vetëm Kupa

Vllaznia arriti një fitore të rëndësishme përballë Kastriotit në transfertë, në javën e fundit të Superiores, por që nuk mjaftoi që shkodranët të shkonin në Europë.

Kastrioti - Vllaznia

Kjo gjë u vendos dhe nga fitorja e Kukësit përballë Tiranës, gjë që bëri që Vllaznia ta mbyllte në vendin e 5-të kampionatin.

Sfida nisi me një ritëm të ulët, ku në pjesën e parë nuk kishte shumë raste, por në të dytën u shënuan plot katër gola, 1 nga krutanët dhe 3 nga shkodranët.

Tani shpresa e vetme për Vllazninë është të fitojë Kupën përballë Laçit për të arritur një vend në Europë.

KASTRIOTI 1-3 VLLAZNIA

Kaina 58′ / Da Silva 46′, Gurishta (P) 78′, Aralica 83′

KOMENTI LIVE:

90′ Mbyllet sfida!

83’ GOOOL VLLAZNIA 1-3/ Aralica lëshon një gjuajtje me kokë dhe portieri Vata e pret brenda vijave. U desh një rishikim me VAR për t’u konfirmuar nëse topi kishte kaluar vijën fatale ose jo. Shkodranët tani sigurojnë fitoren.

78’ GOOOL VLLAZNIA 1-2/ Kapiteni Gurishta nuk gabon nga pika e bardhë e 11-metërshit për të kaluar shkodranët sërish në avantazh.

76’ Penallti për Vllazninë. Karakaçi pengon Da Silvën në zonë dhe gjyqtari drejton dorën nga pika e e bardhë. Karakaçi ndëshkohet me të verdhë.

74’ Latifi lëshon një gjuajtje të lehtë nga jashtë zone dhe Vata e kontrollon pa probleme.

70’ Adili merr një top të bukur nga Da Silva me anë të një skeme, por finalizimi i tij nuk ishte i duhuri.

58’ GOOOL KASTRIOT 1-1/ Barazohet çdo gjë në Kamzë. Kaina merr një top të bukur brenda zonës dhe me një gjuajtje me të djathtën ndëshkon Zogoviçin.

55’ Latifi lëshon një gjuajtje të bukur nga distanca por tentativa e tij ishte qendrore dhe ndalet nga Vata.

46′ GOOOL VLLAZNIA 0-1/ Da Silva merr një krosim të bukur në zonë dhe i harruar nga mbrojtja krutane e çon topin në rrjetë me një goditje me kokë.

46′ Starton pjesa e dytë!

45′ Mbyllet pjesa e parë!

42′ Zogoviç del përpara dhe përplaset në një duel me Kainën dhe fiton faull, pas krosimit të Zetunës në zonë.

35’ Jonuzi lëshon një gjuajtje të bukur, por Vata tregohet sërish i vëmendshëm dhe e ndal topin me duar.

32’ Da Silva surprizon me një gjuajtje me kokë, por Vata ishte i përgatitur dhe e ndal topin pa probleme.

29’ Zetuna lëshon një gjuajtje të bukur me të majtën drejt portës, por Zogoviç arrin ta grushtojë.

23’ Karakaçi provon një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

19’ Da Silva lëshon një gjuajtje pas një topi të marrë nga Latifi, por tentativa e tij devijohet nga mbrojtja duke i mohuar golin Vllaznisë.

15’ Latifi harkon një top drejt zonës, por aty nuk gjendej asnjë lojtar, me sferën që përfundoi në duart e Vatës.

9’ Heriç hedh një krosim drejt zonës dhe Gurishta i gjuan me kokë, por tentativa e tij ishte e lehtë dhe shkon pa probleme në duart e Vatës.

4’ Greca merr një top të bukur pranë portës, por tentativa e tij bllokohet nga Mevlan Adili dhe shkon në goditje këndi.

1’ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

KASTRIOTI: Vata, Neziri, Dida, Selmani, Rami, Karakaçi, Onanuga, Zetuna, Okebugu, Greca, Kaina.

Trajner: Emiljano Çela

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Bulatoviç, Hakaj, Heric, Krymi, Jonuzi, Da Silva, Aralica, Latifi.

Trajner: Mirel Josa

524

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"