VIDEO/ Vjen humbja e parë e Florian Markut, Kris Kongo e thyen në ndeshjen e 15-të si profesionist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2024 | 23:45

VIDEO/ Vjen humbja e parë e Florian Markut, Kris Kongo e thyen në ndeshjen e 15-të si profesionist

Florian Marku ka regjistruar sot humbjen e tij të parë në ringun profesionist, teksa është mundur nga britaniku Kris Kongo në duelin për titullin IBO Interkontinental Velter.

bandicam 2024-03-31 21-43-12-966

Një humbje që ka ardhur në duelin në Londër pas 10 raundesh të luftuar, ku strategjia e rivalit të tij për ta mbajtur larg, funksionoi më së miri. Kështu, pas 13 fitoresh dhe një barazimi, erdhi humbja e parë në karrierë për Markun, me vendim unanim me pikë 96-94, 96-93, 98-92 në favor të rivalit të tij.

SHIH VIDEON

bandicam 2024-03-31 22-26-28-799

DUELI

Raundi 10 – Vetëm një KO mund të kthejë fatin e ndeshjes për Markun, i cili provon të sulmojë. E majta e rrezikshme e Kongo bën që boksieri shqiptar të mos ia dalë të afrohet siç do ai. Kongo gjuan disa herë pastër në nofull boksierin shqiptar dhe pastaj shtyn kohën duke mos i dhënë mundësi Markut ta godasë.

Raundi 9 – Hidhet plotësisht në sulm Marku, duke tentuar që të ndryshojë ndeshjen në favor të tij. Por Kongo mbrohet mirë dhe vetëm shmanget, duke mos pranuar duele nga afër dhe goditur nga larg.

Raundi 8 – Marku merr një paralajmërim për goditje në kokë dhe një faull. Më pas i hiqet edhe një pikë tjetër për goditje në pjesën e sipërme të kokës, me duelin që tashmë është bërë shumë i tensionuar. (SHIH VIDEON)

Raundi 7 – Kongo është në avantazh dhe tani përpiqet vetëm që të shmanget dhe të lëshojë gjuajtje me të majtën. (SHIH VIDEON)

Raundi 6 – Marku jep një të djathtë të fortë që në fillim, duke diktuar ritmin e tij. Kongo tashmë mundohet vetëm t’i shmanget dueleve dhe nga distanca po kontrollon situatën.

Raundi 5 – Duel i fortë mes dy boksierëve, me shkëmbime goditjesh nga afër e larg. Një e djathtë e fortë e Kongos vë në vështirësi boksierin shqiptar.

Raundi 4 – Marku nis raundin me një të majtë të pastër ndaj rivalit të tij, i cili provon vazhdimisht që të lidhet për të bllokuar sulmet radhazi të boksierit shqiptar.

Raundi 3 – Kongo ndryshon strategji, duke u munduar të mbajë Markun larg tij, për të shfrytëzuar duelin në distancë, duke i dhënë edhe një goditje të fortë me të djathtën boksierit shqiptar. (SHIH VIDEON)

Raundi 2 – Marku sulmon vazhdimisht Kongo, teksa lëshon disa gjuajtje radhazi drejt kundërshtarit të tij, të cilin e mbyll në litarët e ringut.

Raundi 1 – Dueli  nis me Markun i cili lëshon goditje të forta ndaj kundërshtarit, i mbështetur nga një numër i madh tifozësh në arenën “O2” të Londrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"