VIDEO/ Uzuni jep asist, Lokomotiva merr një pikë në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2019 | 18:37

VIDEO/ Uzuni jep asist, Lokomotiva merr një pikë në transfertë

Myrto Uzuni u rikthye të jetë protagonist tek Lokomotiva e Zagrebit në Kroaci, në barazimin 1-1 që ekipi i tij mori në transfertë ndaj Slaven Belupos.

bandicam 2019-05-15 18-23-54-264

Ishte ekipi vendas që kaloi i pari në avantazh në minutën e 49-të, me një penallti, por në të 75-tën, Uzuni dha një asist, edhe pse me shpinë nga porta, për shokun e tij Drozdek, dhe ky i fundit me një goditje të bukur e çoi topin në fundin e rrjetës, duke barazuar shifrat.

Pas këtij barazimi, Lokomotiva e sheh veten në vendin e gjashtë, me 49 pikë në total.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"