VIDEO/ Usik nuk e ndal as lufta, kampioni ukrainas mposht përsëri britanikun Xhoshua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2022 | 0:20

VIDEO/ Usik nuk e ndal as lufta, kampioni ukrainas mposht përsëri britanikun Xhoshua

Oleksandr Usik ka ruajtur sot brezat e kampionit të padiskutueshëm të peshave të rënda në boks duke fituar ndeshjen e revanshit ndaj britanikut Antoni Xhoshua. Boksieri 35-vjeçar ukrainas ka ruajtur pathyeshmërinë e tij duke ruajtur rekordin 20-0 në ringun profesionist.

bandicam 2022-08-21 01-01-35-463

Dueli i zhvilluar në Xhedah të Arabisë Saudite ishte shtyrë disa herë për shkak të pjesëmarrjes në luftë të kampionit në fuqi Usik. Por ky i fundit tregoi ndaj britanikut se ishte në formë dhe ishte përgatitur edhe në kushte ekstreme, pasi i rezistoi sulmeve të raundeve të para të Xhoshua. Strategjia e britanikut ishte ta godiste në turp dhe kështu bëri në fillim, duke evituar goditjet e ukrainasit në raundet e para.

MOMENTE NGA NDESHJA

Por me kalimin e raundeve, gjuajtjet në trup të Xhoshua filluan të bëhen më të ngadalta dhe kthimi i Usik ishte i shpejtë me goditje në fytyrë ndaj britanikut. Ndaj pjesa e dytë e sfidës filloi të fliste për ukrainasin i cili me goditje të shpejta barazoi duelin duke e bërë plotësisht të hapur në raundet e fundit për çdo rezultat.

MOMENTE NGA NDESHJA

Raundi i nëntë u duk se ktheu sfidën në favorin e Xhoshua kur një kombinim i shpejtë tronditi ukrainasin i cili thuajse u rrëzua në tapet. Megjithatë, përgjigja e Usik ishte e jashtëzakonshme, me një raund të 10 të shkëlqyer ku e goditi disa herë britanikun dhe mori një avantazh të rëndësishëm. Dy raundet e fundit ishin një luftë e hapur mes boksierëve, por me Usik në kontroll, i ndërgjegjshëm që po shkonte drejt një fitoreje historike.

MOMENTI I SHPALLJES KAMPION

Ashtu ndodhi, pasi kampioni fitoi me pikë pas vendimit 2-1 të gjyqtarëve, duke ruajtur brezat e kampionit të peshave të rënda në IBF, IBO, WBA dhe WBO.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"