VIDEO/ Tripletë në Kupë, Latifi nuk ndalet në Moldavi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2019 | 22:43

VIDEO/ Tripletë në Kupë, Latifi nuk ndalet në Moldavi

Sherif Tiraspoli fitoi me shifrat 0-15, ndeshjen e kthimit në turin e 1/8-ave të Kupës në Moldavi, ekip ku aktivizohet edhe shqiptari Liridon Latifi.

liridon latifi

Ishte pikërisht shqiptari që hapi serinë e golave, me realizimin në minutën e 5-të, ndërsa pas një “lumi” golash, ai shënoi sërish në minutën e 58-të, golin e dytë, i cili ishte dhe i nënti në total për ekipin e tij.

Më pas, fiks pas 20 minutash, Latifi shënoi edhe golin e 12-të për Sherifin, dhe plotësoi tripletën personale. Ndërkohë, takimi i parë ishte mbyllur me shifrat 12-0 në fushën e Sherifit, dhe në rezultat të përgjithshëm, ekipi i shqiptarit fitoi me shifrat 27-0.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"