VIDEO/ Thyhet rekordi më negativ në NBA, skuadra e njohur pëson 27 humbje radhazi në startin e sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 27, 2023 | 10:30

VIDEO/ Thyhet rekordi më negativ në NBA, skuadra e njohur pëson 27 humbje radhazi në startin e sezonit

Detroit Pistons vazhdon të jetë në gjendje krize, teksa skuadra e Divizionit Qendror të Konferencës së Lindjes kësaj radhe u mposht nga Bruklin Nets me rezultatin 112-118.

pistons nets

Pavarësisht startit të mirë të sfidës dhe 41 pikë të shënuara nga Kejd Kaninghem sërish nuk mjaftuan që ekipi i Uilliams të merrte fitoren e tretë këtë sezon.

Kështu Pistons kanë vendosur një rekord të ri negativ, duke shkuar në 27 humbje radhazi, i cili më parë mbahej nga Filadelfia 76ers.

Në sfidat e tjera, kryesuesit e Konferencës së Perëndimit, Minesota Timbërullvs morën një humbje në transfertë përballë Oklahoma Siti Thandër me rezultatin 129-106, ndërsa Çikago Bulls mposhti 118-113 Atlanta Hoks.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"