VIDEO/ Teuta humb “trenin” për t’u ngjitur në krye, Kastrioti i bën bllokadë në “Niko Dovana”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2021 | 23:33

VIDEO/ Teuta humb “trenin” për t’u ngjitur në krye, Kastrioti i bën bllokadë në “Niko Dovana”

Është mbyllur në barazim pa gola sfida e fundit e javës së 24-t të Kategorisë Superiore, mes Teutës dhe Kastriotit. Durrsakët kanë humbur shansin e artë, për të marrë 3 pikë në këtë takim dhe për të kryesuar së bashku me Laçin.

bandicam 2021-03-13 17-29-37-561

Një pjesë e parë e vakët për të besuarit e Edi Martinit, që nuk kërcënuan asnjëherë portën e Hidit, teksa “Djemtë e Detit” u treguan më kërkues në pjesën e dytë, kryesisht në 20 minutat e fundit, por pa mund të zhbllokojnë sfidën.

Me këtë barazim,  i cili ishte i 12-ti në kampionat, Teuta barazoi me pikë Partizanin dhe Vllazninë nga 42 të treja, ndërkohë që Kastrioti mban vendin e 7-të me 29 pikë, 7 më shumë se Bylisi i vendit të 8-të.

FT: TEUTA-KASTRIOTI 0-0

KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi. 

90+3′ Dejvi Bregu provon me një gjuajtje, por topi shkon jashtë kuadratit.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

88′ Provon të rrezikojë Teuta me Bojom brenda zonë, por largohet topi nga Iran Zhunior.

82′ Kastrioti kryen 2 zëvendësime të tjera, largohen nga fusha, Neziri dhe Mehmeti, vendin e tyre e marrin Bojom dhe Deliaj.

80′ Fillon të reagojë Teuta, Krasniqi harkon për Lorenco Vilën, që provon me kokë, por gjuajtja e tij  shkon jashtë kuadratit.

79′ Tjetër mundësi shënimi për Teutën, që provon me Kapllanin, i cili gjuan bukur me kokë brenda zonës, pas harkimit të Dajës, por grushton portieri Hidi.

77′ Bregu provon fluturimthi me të majtën, por tentativa e vlonjatit shkon jashtë portës së mbrojtur nga Hidi.

75′ Zëvendësim te Teuta, largohet Beqja, vendin e tij e merr Kapllani.

73′ Rrezikon edhe Kastrioti me anë të Dacit, por tentativa e tij kontrollohet nga portierit Frashëri.

71′ Drithërima në portën e Kastriotit, Çela për pak sa nuk shkakton autogol, pas një inkursioni të bukur të Bregut nga e majta, i vëmendshëm aty Hidi, që largon rrezikun në këndore.

68′ Pranë golit Kastrioti me De Silvën, i cili nuk shfrytëzon një harkim brenda zonës, duke e çuar topin jashtë kuadratit.

60′ Trajneri Martini, kryen edhe zëvendësimin e tretë, largohet nga fusha e lojës Sebino Plaku, vendin e tij e merr Iran Zhunior.

58′ Zëvendësim te Teuta, largohet nga fusha e lojës Karabeci, vendin e tij e merr Asion Daja.

56′ Krasniqi provon me një gjuajtje nga distanca, tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

54′ Trajneri Ndreu kryen 2 zëvendësime largohen nga fusha e lojës Rezi dhe Nuriu, në vendin e tyre Daci dhe Okebugu.

50′ Goditje dënimi për Teutën nga një pozicion tepër i favorshëm, provon Dejvi Bregu, por topi devijohet nga muri mbrojtës dhe shkon në goditje nga këndi.

46′ Starton pjesa e dytë, Martini kryen zëvendësimin e parë, hedh në fushë Krasniqin, i cili merr vendin e Avdylit.

Mbyllet pjesa e parë. Vetëm 1 goditje në kuadrat! 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

45′ Teuta provon me Dejvi Bregun, por tentativa e tij ndalet nga Shkalla.

43′ Moraesh ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Karabecit.

31′ Mundësi e mirë për Kastriotin, Xhulio Mehmeti, provon me një goditje të rrezikshme brenda zonës, por ndalet mjaft bukur nga portieri Frashëri. Pranë golit krutanët.

28′ Emiljano Vila, provon me një goditje nga distanca, topi devijohet në trupin e Mehmetit dhe shkon në goditje nga këndi.

19′ Shans mjaft i mirë për Kastriotin me Bardhin, por sulmuesi zihet në pozicion jashtë loje dhe mbetet i dëmtuar nga përplasja me Stivi Frashërin.

14′ Xhekson është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë  për ndërhyrje të gabuar ndaj Nezirit.

5′ Start i qetë me durrsakët që janë më kërkues, por mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

1′ Starton sfida!

Formacionet zyrtare:

Teuta: Frashëri, Xhekson, Kuros, Hoxha, F. Beqja, Avdyli, Karabeci, E. Vila, Bregu, Plaku, L. Vila Trajner: Edi Martini

Kastrioti: Hidi, Cela, Neziri, Nuriu, , Bardhi, Moraesh, Shkalla, Rami, Mehmeti, Rezi, De Silva Trajner: Ramazan Ndreu

Formacionet zyrtare

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"