VIDEO/ Teqja gëzon “të kuqtë”, portieri i Partizanit është gati për kampionatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2020 | 18:39

VIDEO/ Teqja gëzon “të kuqtë”, portieri i Partizanit është gati për kampionatin

Portieri i Partizanit Aldo Teqja po rikuperohet plotësisht dhe në aspektin sportiv.

teqja

Gardiani i kampionëve të Shqipërisë po reagon në mënyrën e duhur gjatë përgatitjeve që skuadra po kryen në Turqi. Në një video të publikuar nga Partizani, Teqja shihet duke u stërvitur me ngarkesë të plotë.

Në tetor të vitit të kaluar, ai shpëtoi për mrekulli teksa ra nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte në “Komunën e Parisit”. Riaftësimi i tij ndihmon skuadrën për të qenë në gadishmëri të plotë për rinisjen e kampionatit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"