VIDEO/ Suarez “lë shpirtin në fushë” për një karton të verdhë, arbitri nuk ia plotëson dëshirën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2018 | 15:00

VIDEO/ Suarez “lë shpirtin në fushë” për një karton të verdhë, arbitri nuk ia plotëson dëshirën

Luis Suarez ka bërë të pamundurën në fundin e ndeshjes së djeshme ndaj Gironën për të marrë një karton në verdhë, por arbitri nuk ia plotësoi dëshirën.

hytyty

Sulmuesi e dëshironte këtë karton që të mungonte në ndeshjen e ardhshme të Barcelonës dhe pas dy takimesh të ishte i pastër nga kartonat. Pas dy javësh, Barça do të luajë ndaj Atletikos së Madridit në La Liga.

Uruguaiani bëri të pamundurën në fushën e lojës për të marrë karton të verdhë duke bërë gjeste nga të ndryshmet, por mesa duket, arbitri e kuptoi lojën e tij dhe nuk ia bëri qejfin.

tr5trty

Sa keq Luisito, ndoshta duhet ta praktikosh më mirë artin e aktrimit!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"