VIDEO/ Sindrit Guri rikthehet tek goli në Belgjikë, shkodrani nuk fal brenda zone

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2019 | 21:26

VIDEO/ Sindrit Guri rikthehet tek goli në Belgjikë, shkodrani nuk fal brenda zone

Sindrit Guri është rikthyer te goli në Belgjikë. Në ndeshjen që Ostende luan në shtëpi ndaj St. Truiden, për grupin që objektiv ka Europa Leaguen.

guri

Guri, që e nisi si titullar këtë takim, u rreshtua mirë në sulm në minutën e 37-të, kur po priste një top në limitet e pozicionit jashtë loje, dhe pasi u shërbye, vetëm me portierin kundërshtar nuk e pati të vështirë për ta çuar topin në fundin e rrjetës.

Ky ishte goli i dytë për Gurin në kampionatin belg, teksa realizimin e fundit e kishte në 23 shkurt, ndaj Sersle Bryzh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"