VIDEO/ Silvinjo e ka piketuar për në Kombëtaren A, talenti Gruda gjen rrugën e rrjetës me fanellën e Gjermanisë U-21

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2024 | 23:51

VIDEO/ Silvinjo e ka piketuar për në Kombëtaren A, talenti Gruda gjen rrugën e rrjetës me fanellën e Gjermanisë U-21

Talenti i Mainzit, Brajan Gruda, është piketuar së fundmi në listën e Silvinjos, për të veshur në të ardhmen fanellën e Kombëtares A të Shqipërisë. Gjithsesi mesfushori me origjinë shkodrane, ende nuk ka vendosur përfundimisht se cilën kombëtare do të përfaqësojë.  

 brajan-gruda-deutschland-u21-2024-1711479321-132855

Brajan Gruda ka gjetur golin me Gjermaninë U-21 kundër Izraelit U-21, në ndeshjen që u mbyll në shifrat 2-0. Dueli ishte i vlefshëm për kualifikueset e Europianit në grupmoshën 21 vjeçare, teksa për Grudën ishte goli i parë me fanellën e Kombëtares U-21. 

Futbollisti me origjinë shqiptare tundi rrjetën në minutën e 15-të duke i dhuruar avantazhin të tijëve.   Sulmuesi 19-vjeçar është pjesë e Mainit në Bundesligë, gjasat janë të mëdha që ai të ketë një karrierë të artë.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"