VIDEO/ Si festoi Tirana pas ndeshjes, Muça: Mbyte Beogradin, mbyti komunistat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2016 | 19:07

VIDEO/ Si festoi Tirana pas ndeshjes, Muça: Mbyte Beogradin, mbyti komunistat

Të tjera pamje janë publikuar pas incidenteve që ndodhën në derbin Tirana-Partizani (2-2) të luajtur dy ditë më parë në stadiumin “Selman Stermasi”.

Në përfundim të ndeshjes situata degjeneroi në dhunën. Disa përfaqësues të klubit të Partizanit u goditën, ndërsa policia shoqëroi në komisariat tifozë vendas.

Untitled-12Një video e publikuar në kanalin “Youtube”, në profilin “Tirona Fanatics”, tregon kapitenin bardheblu Gentian Muça duke iu drejtuar tifozëve me fjalët: “Tirana! Mbyteni morrin e kuq! Mbyte Beogradin! Mbyti komunistat!”,

Një nga zyrtarët e klubit të Partizanit që mbeti i lënduar nga konfliktet ishte drejtori i Përgjithshëm i “të kuqve”, Dritan Dërvishi.

Ndërsa klubi i Tiranës reagoi pas ngjarjeve duke dënuar dhunën, por shtoi se bardheblutë u provokuan në stadium.

Nga ana tjetër, Partizani akuzoi ashpër drejtuesit e skuadrës pritëse, duke kërkuar edhe 3 pikët në tavolinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"