VIDEO/ Sherri për të shpëtuar familjen mund të kushtojë, 4 futbollistë të klubin anglez rrezikojnë finalen e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2023 | 14:06

VIDEO/ Sherri për të shpëtuar familjen mund të kushtojë, 4 futbollistë të klubin anglez rrezikojnë finalen e Europës

Ndeshja mes AZ Alkmar dhe Uest Ham kishte një fund të dhunshëm, ku ultrasit vendas u nisën në drejtim të tribunës angleze për të sulmuar tifozët dhe familjarët e futbollistëve të Uest Ham.

ASDADASD

Kjo ka bërë që edhe disa nga futbollistët e skuadrës angleze, të shkojnë në drejtim të tribunës për të shpëtuar familjarët e tyre, por duke thyer një rregull që nuk i lejon futbollistët të ngjiten në tribunë gjatë ndeshjes. Për këtë, 4 lojtarët Mikael Antonio, Flain Douns, Lukas Paketa e Said Benrama mund të pezullohen nga UEFA duke humbur finalen e Konferencës ndaj Fiorentinës.

Megjithatë, trajneri David Mojes që ka punuar në UEFA është i bindur se për lojtarët e tij nuk do të merren masa sepse do të hetohen edhe kushtet në të cilat lojtarët u larguan. “Nuk shoh asnjë problem, të jem i sinqertë. Ka shumë çështje teknike që punoj me UEFA-n dhe nuk e shoh këtë diçka që mund të më ndalojë lojtarët në finale”, u shpreh Mojes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"