VIDEO / Shënon i gjithë sulmi, Juventusi thyen mallkimin ndaj Kaljarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2017 | 20:07

VIDEO / Shënon i gjithë sulmi, Juventusi thyen mallkimin ndaj Kaljarit

Juventusi ka ngritur sot siparin e Serisë A me një fitore bindëse në shtëpi kundër Kaljarit, duke thyer mallkimin e precedentëve të së kaluarës. Dy skuadrat ishin ndeshur dy herë të tjera në javën e parë të Serisë A dhe në të dy rastet, ndeshjet ishin mbyllur me barazim.

195450787-d9297006-fec3-4132-94c3-142ad7b60790

Por Juventusit i mjaftuan vetëm 12 minuta për të treguar se këtë radhë gjërat do të shkonin ndryshe. Manxhukiç tregoi se nuk ka humbur nuhatjen edhe pse tani është kthyer në një mesfushor krahu duke i dhënë avantazhin skuadrës së Alegrit me një gjuajtje të shpejtë.

Më pas, për bardhezinjtë kishte drithërima pas penalltisë së akorduar nga gjyqtari në aplikimin e parë të VAR në kampionatin italian, por Bufon zgjidhi gjithçka me pritjen e tij ndaj gjuajtjes së Farias nga piak e bardhë. Për të qetësuar Alegrin, mendoi Dibala, i cili me prekjen e parë brenda zonës, para pushimit të ndeshjes, dyfishoi rezultatin.

Kaljari provoi të kthehej në lojë në pjesën e dytë, por një diagonale e Higuain në minutën e 66-të vulosi suksesin 3-0, duke i siguruar Juventusit një fillim të mbarë të kampionatit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"