Video / Sadiku, “blerja” e fundit e fushatës së PS-së: Golat ia dedikoj Edi Ramës!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2017 | 15:06

Video / Sadiku, “blerja” e fundit e fushatës së PS-së: Golat ia dedikoj Edi Ramës!

Armando Sadiku është bërë pjesë e fushatës elektorale të Partisë Socialistë të Shqipërisë duke xhiruar ditët e fundit në Tiranë një spot elektoral për zgjedhjet e ardhshme. Sipas fjalëve të tij, edhe dy golat e shënuar ndaj Izraelit, i dedikohen kësaj force politike, ndërsa e cilëson kryeministrin aktual si trajnerin që i vjen shumë rrallë Shqipërisë.

“Që kur Edi Rama është bërë kryeministër i Shqipërisë, kthehem me shumë dëshirë sepse Shqipëria është bërë më e bukur. Edi Rama ka bërë aq shumë për futbollin sa askush nuk e bëri në 25 vitet e fundit.

Unë ia dedikoj të dy golat e mi kundër Izraelit numrit 2 në fletën e votimit, Edi Ramës dhe jam i bindur se trajner si Edi Rama i vjen Shqipërisë një herë në 50 vjet”.

Videon e spotit elektoral e ka publikuar edhe kryeministri Edi Rama duke falënderuar Sadikun për kontributin.

19251163_1363305100373354_2044893657_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"