VIDEO/ Rudiger në “gjurmët” e Suarez, kafshon Pogban gjatë duelit në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2021 | 22:24

VIDEO/ Rudiger në “gjurmët” e Suarez, kafshon Pogban gjatë duelit në fushë

Një episod i çuditshëm ka ndodhur në sfidën Francë-Gjermani ku protagonist është bërë mbrojtësi gjerman Rudiger dhe mesfushori francez Pol Pogba.

rudiger-pogba

Në minutat e fundit të pjesës së parë në një duel në mesfushë, Rudiger ka kafshuar Pogban në shpinë, me këtë të fundit i cili u shtri në tokë dhe protestoi. Për arbitrin nuk ishte asgjë duke vazhduar lojën, por në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet dukshëm kontakti midis dy lojtarëve.

Një imitim i situatës së Botërorit 2014, ku Luis Suarez kafshoi në atë kohë mbrojtësin Xhorxhio Kielni i cili u pezullua me 10 ndeshjes pas veprimit jo të hijshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"