VIDEO/ Rroftë tallashi, shikoni çfarë ndodh me vizat e bardha në stadiumin e Kamzës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2021 | 14:14

VIDEO/ Rroftë tallashi, shikoni çfarë ndodh me vizat e bardha në stadiumin e Kamzës

Ndeshja e sotme mes Kastriotit dhe Egnatias në Kategorinë Superiore po zhvillohet në kushte të pazakonta. Edhe pse bëhet fjalë për elitën e futbollit shqiptar, përsëri mënyrat me të cilat përgatitet ndeshja në stadiumin e Kamzës janë nga ato të cilat në teori duhej të ishin harruar në vitin 2021.

tallash

Në videon e mëposhtme shihet se si për të bërë vijëzimin e fushës, nuk është përdorur boja për vijëzim, por tallashi. Normalisht, vijëzimi në këtë periudhë të vitit bëhet me bojë speciale e cila i reziston edhe shirave të dendur që kanë rënë në këto ditë.


Por me sa duket në stadiumin e Kamzës i janë kthyer metodave të vjetra, duke bërë që në elitë të luhet në këto kushte të pazakonta e padyshim edhe shumë qesharake.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"