VIDEO/ Rrengu i Asllanit ndaj Pavar bën xhiron e rrjetit, mesfushori shqiptar e befason me një “selfie”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2024 | 23:40

VIDEO/ Rrengu i Asllanit ndaj Pavar bën xhiron e rrjetit, mesfushori shqiptar e befason me një “selfie”

Kristjan Asllani është kthyer në këtë periudhë në një emër shumë të përmendur mes tifozëve të Interit. Paraqitjet e tij në ndeshjet e fundit kanë qenë shumë pozitive dhe ai ka marrë vlerësime prej tyre. Por tashmë, tifozët po zbulojnë edhe anën tjetër të mesfushorit, atë të një tipi gazmor i cili bën shumë për të krijuar një atmosferë pozitive brenda dhomave të zhveshjes.

asdsadasdasdasd

Kjo shihet nga mënyra se si e trajtojnë edhe futbollistët e tjerë, por edhe nga lirshmëria me të cilën ai bën shaka edhe me emra shumë të njohur në arenën ndërkombëtare. Mesfushori nuk ka ngurruar së fundmi që t’i bëjë një rreng Benzhamin Pavar, i cili e ka pranuar me shumë sportivitet.

Në videon që është shpërndarë mes tifozëve në rrjetet sociale, shihet se si Asllani bën sikur është një tifoz dhe shkon të bëjë një “selfie” me Pavar. Ky i fundit ndalet për foton, por më pas, kur sheh se është mesfushori shqiptar që po e kërkonte, e përqafon me shumë përzemërsi duke qeshur.

PANORAMASPORT:AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"