VIDEO/ Reali luan tenis, Gjimshiti i merr barazim Sitit. Atletiko bie ne Gjermani, PSG i falet Ikardit
U luajtën mbrëmjen e sotme gjashtë takimet e tjera të vlefshme për raundin e katërt të fazës së grupeve në Champions League.
Reali i Madridit mori një fitore të thjeshtë ndaj Gallatasarait në shtëpi, me shifrat 6-0. Madrilenët hipotekuan gjithçka që në pjesën e parë, ku shënuan katër gola. Tripleta e Rodrigos, Ramos me penallti, si dhe një dopietë e Benzemasë çuan ekipin e Zidan në vendin e dytë në grup me 7 pikë.
Po në këtë grup, PSG arriti fitoren e katërt në grup, teksa fitoi 1-0 ndaj Klub Bryzhit në shtëpi, falë golit të Ikardit. Me këtë triumf, PSG kryeson grupin me 12 pikë, si dhe me një golavarazh 10-0.
Totenhemi arriti fitoren e dytë në grup, teksa fitoi 0-4 ndaj Crvena Zvezdës, dhe shkon në vendin e dytë me 7 pikë. Atletiko e Madridit u mposht nga Bajer Leverkuseni me rezultatin 2-1, dhe mbetet në vendin e dytë, me 3 pikë më pak.
Me Berat Gjimshitin titullar, Atalanta arriti pikën e parë në grup, teksa barazoi 1-1 me Mançester Sitin. Rahim Sterling shënoi për ekipin e Guardiolës që në minutën e 7-të, ndërsa në fundin e pjesës së parë, anglezët gabuan një penallti me Gabriel Zhezus.
Bergamaskët fituan besim në fraksionin e dytë, dhe që në minutën e 49-të barazuan me Pasaliç, me rezultatin për të mos ndryshuar më.
REZULTATET
FT | Atalanta-Mançester Siti 1-1
GOL: Pasaliç 49′ / Sterling 7′
FT | Bajer Leverkusen-Atletiko Madrid 2-1
GOL: Tomas aut. 41′, Voland 55′ / Morata 94′
FT | Dinamo Zagreb-Shakhtar Donjetsk 3-3
GOL: Petkoviç 25′, Ivanusec 83′, Ademi 89′ / Alan Patrik 13′, Moraes 93′, Tete pen. 97′
FT | Crvena Zvezda-Totenhem 0-4
GOL: / Lo Selso 34′, Son 57′, 61′, Eriksen 85′
FT | PSG-Klub Bryzh 1-0
GOL: Ikardi 22′ /
FT | Real Madrid-Gallatasarai 6-0
GOL: Rodrigo 4′, 7′, 93′ Ramos pen. 14′, Benzema 45′, 81′ /
FORMACIONET
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"