VIDEO/ Plas grushti në ndeshjen e PSG-së, Hakimin nuk e mbajnë nervat dhe ndëshkohet me karton të kuq
PSG-ja mposhti Azhaksonë me rezultatin 5-0 në duelin e vlefshëm për javën e vlefshëm për javën e 35-të të Ligës 1 franceze, ku nuk mungoi edhe tensioni. Në minutën e 75-të pati një përleshje në fushë, teksa Hakimi dhe Manjani u tradhtuan nga nervat duke u konfrontuar edhe fizikisht.
Të dy këta lojtarë u ndëshkuan me karton të kuq nga gjyqtari, teksa kartonit të verdhë nuk i shpëtuan Markinjos dhe Marketi.
77″ 🟥 Red Card for Achraf Hakimi.
Update : Ajaccio player got a Red Card too ! pic.twitter.com/gCkDLLwBOX— 𝐌𝐨𝐫𝐨𝐜𝐜𝐚𝐧𝐆rinta (@MoroccanGrinta) May 13, 2023
Për sa i përket ndeshjes. PSG-ja shënoi 2 herë në pjesën e parë me Fabian Ruiz dhe Hakimi, teksa në pjesën e dytë Mbape shënoi dopietë në minutat 47 dhe 54. Sfidën e vulosi autogoli i Jousuf në minutën e 73-të.
Ky ishte triumfi i 26 në kampionat për skuadrën e Galtier, që udhëheq me 81 pikë dhe një diferencën +6, kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje nga fundi i kampionatit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"