VIDEO/ Penallti perfekte në trekëndësh, Llullaku vazhdon të shënojë në Rumani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2019 | 21:41

VIDEO/ Penallti perfekte në trekëndësh, Llullaku vazhdon të shënojë në Rumani

Mesfushori me tipare sulmuese, Azdren Llullaku, vazhdon të shënojë në Rumani, me ekipin e Astras.

azdren llullaku

Në ndeshjen që Astra luan sot në shtëpi ndaj CFR Kluzh, ishte shqiptari që ngushtoi përkohësisht shifrat, teksa miqtë po fitonin 0-2.

Në një penallti të fituar nga Romario Moise, pas faullit të Kulios, ishte Llullaku që e mori përsipër ta ekzekutojë, të cilën e realizoi me sukses, drejt e në trekëndëshin e portës.

Kujtojmë që këtë sfidë 31-vjeçari shqiptar e kishte nisur nga stoli, dhe edhe pse pak minuta në fushë, mori përsipër të ekzekutojë penalltinë. Ky ishte goli i gjashtë këtë sezon në Rumani për Llullakun.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"