VIDEO/ Penallti, kartonë dhe tension, Tirana-Kukësi i ka të gjitha, përveç golave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2018 | 19:52

VIDEO/ Penallti, kartonë dhe tension, Tirana-Kukësi i ka të gjitha, përveç golave

Tirana dhe Kukësi e mbyllin në një barazim pa gola, ndeshjen më të rëndësishme të javës së 12-të, të luajtur në “Selman Stërmasi”. Një ndeshje shumë e luftuar, që në fund pa skuadrat të ndanin nga një pikë.

bandicam 2018-11-06 19-04-52-876

Në pjesën e parë, Hoxhallari u ndal nga shtylla pas një silure prej më shumë se 35 metra, ndërsa pak para se të mbaronte pjesa e parë, Rexhinaldo fitoi një penallti, por ishte Abibi që e priti.

Në pjesën e dytë, iniciativën e pati më shumë Tirana, me Kukësin që u mbrojt dhe ia doli të mos pësonte. Në fund, pati edhe një karton të kuq për Melon, i cili u ndëshkua dy herë me të verdhë, ndërsa me përfundimin e ndeshjes, u futën në fushë edhe tifozët e Tiranës, të acaruar me rezultatet e ekipit të tyre.

Me këtë barazim, Kukësi mbetet në vendin e tretë, me 20 pikë, ndërsa Tirana e shtata, me 10 pikë.

 

Tirana-Kukësi 0-0

 

KOMENTI 

Mbyllet sfida. Tirana-Kukësi 0-0

91′ Cungu kryen menjëherë një zëvendësim, nxjerr Shkodrën, futet Çyrbja.

90′ 4 minuta shtesë.

88’ Jorgji nxjerr kartonin e kuq për Uilliam Kordeiro Melon, i dyti i verdhë, për një ndërhyrje ndaj Dokës, dhe më pas e kundërshtoi.

87’ Goditje dënimi për Kukësin, pas harkimit është Shafik që godet me kokë, por Abibi në pozicion grushton.

85’ Godet Doka nga e djathta në hyrje të zonës, por Frashëri kontrollon.

81′ Melo ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje në mesfushë.

79’ Tjetër zëvendësim i Memës. Futet i riu Muçi, del Sentamu.

72’ Hasani në hyrje të zonës, preferon të shërbejë duke ngritur topin mbi mbrojtësit e Kukësit, por del Frashëri dhe dëmtohet, teksa kontrollon topin.

65’ Greca nga e majta, kroson tokazi për Sentamun, por ky i fundit nuk mundet të përfitojë, dhe largon mbrojtja verilindore,

65′ Ndëshkohet me të verdhë edhe Ethemi.

64’ Hasani harkon në zonë, rrëzohet Sentamu, dhe kërkojnë penallti bardheblutë, por Jorgji akordon një faull pak metra më tej, jashtë zone.

63’ Mema kryen ndërrimin e parë. Del Kobina, futet Toni Maveje.

62’ Karton i verdhë për Shkodrën.

60’ Spehar hedh një top në qendrën e zonës, në dukje pa pretendime, por Atinga ngatërrohet dhe gati të përfitojnë sulmuesit. Gjithsesi, largon mbrojtësi në fund.

59’ Cungu kryen zëvendësimin e parë, Spehar futet në vendin e Rexhinaldos.

57’ Doka merr një top që nga mesfusha, avancon në krahun e djathtë deri në brendësi të zonës, me të djathtën godet, por jashtë portës.

55’ Goditje me të majtën e Shafik nga jashtë zone, por topi merr një trajktore jashtë kuadratit.

54’ Greca merr një top tokazi nga Imami, futet brenda zone, godet, por Qaqi devijon për në goditje këndi.

46′ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. Tirana-Kukësi 0-0

45’ 1 minutë shtesë.

45’ Karton i verdhë për Karabecin, për një faull taktik në mesfushë ndaj Ethemit.

43’ Sentamu gjen golin por në nisjen e aksionit ishte një hap më para, dhe anësori akordon pozicion jashtë loje.

38’ Daja kroson në hyrje të zonës, por është Kobina që devijon topin me dorë, dhe ka faull për mbrojtjen verilindore.

32’ Pret Abibi goditjen e Rexhinaldos nga 11 metra.

31’ Ndërhyrje e Abibit ndaj Rexhinaldos brenda zone, penallti për verilindorët. Asnjë kontestim nga bardheblutë. Karton i verdhë për portierin.

29’ Hasani në një nisje të shpejtë të Tiranës, provon të filtrojë një top mes mbrojtësve të Kukësit, por në momentin e fundit është Maliqi që largon topin.

28’ Karabeci para zonës së 16-metrave, hap për Grecën në të majtë, ky i fundit kroson në thellësi, por askush nuk gjendet në zonë për të përfituar.

21’ Hoxhallari me një goditje të shkëlqyer nga më shumë se 35 metra, e majta e mbrojtësit përplaset në shtyllë, kthehet te Frashëri dhe përfundon në goditje këndi.

15’ Kobina, me një goditje të fuqishme me të majtën nga jashtë zone, por pret Frashëri dhe çon topin në goditje këndi. Shkëndija e parë e ndeshjes.

14’ Melo nis Ethemin brenda zone, por Abibi del dhe kontrollon topin.

12’ Krosim i Ethemit nga e djathta për në zonë, topi shkon tek Atinga, ky i fundit jo i sigurt, nxjerr topin në goditje këndi.

7’ Kontrollon topin Tirana, provon të çajë përpara në sulm, por Kukësi i vendosur mirë në fushë.

3’ Ndalet për pak sekonda loja, pas një goditje që Kobina mori në këmbën e djathtë.

1’ Krosim i Kobina në zonë, por është Frashëri ai i cili kontrollon i sigurt me duar.

1′ Nis ndeshja në kryeqytet.

 

FORMACIONET

Tirana: Abibi, Doka, Atinga, Hoxhallari, Imami, Karabeci, Daja, Hasani, Kobina, Greca, Sentamu. Trajner: Ardian Mema.

bandicam 2018-11-06 18-00-02-097

Kukësi: Frashëri, Maliqi, Qaqi, Cuculi, Zguro, Ethemi, Dzaria, Shkodra, Melo, Shafik, Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu.

bandicam 2018-11-06 17-21-23-625

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Ermal Barushi, Ridiger Çokaj, Laver Alla, Indrit Myrtja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"