VIDEO/ Partizani i Abilaliajt godet përsëri në shtesë, Keko i jep fitoren përballë Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2023 | 0:02

VIDEO/ Partizani i Abilaliajt godet përsëri në shtesë, Keko i jep fitoren përballë Teutës

Partizani ka marrë fitoren e tretë radhazi nën drejtimin e Arbër Abilaliajt, duke vazhduar i qetë marshimin në këtë pjesë të kampionatit, me synimin e qartë për kreun e renditjes. Të kuqtë sot kanë mundur me rezultatin 1-0 Teutën, teksa i është dashur një tjetër gol në shtesë për të siguruar tre pikët.

teuta partizani

Ndeshja ka dhuruar pak emocione në pjesën e parë, ku i vetmi moment për t’u kujtuar ishte penalltia e fituar dhe më pas e gabuar nga Fili për durrsakët. Ndërkohë, në pjesën e dytë u bë protagonist portieri Dema me pritje të njëpasnjëshme duke zgjidhur situata të vështira para katërkëndorit të tij.

Dukej se sfida do mbyllej në barazim, por në momentet e fundit të saj, Keko provoi nga jashtë zonës duke mposhtur gardianin e skuadrës durrsake edhe falë një devijimi. Kaq mjaftoi për t’i dhënë tre pikët ekipit kryeqytetas, i cili me këtë ecuri nën drejtimin e Abilaliajt, po tregon se nuk ka pse të ngutet për trajnerin e ri.

TEUTA-PARTIZANI 0-1
90’+2′ Keko

NGJARJET KRYESORE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Partizanit.

90’+2’ GOOOL PARTIZANI! Albers Keko me një gjuajtje nga distanca në të djathtën kalon në avantazh të kuqtë. (VIDEO)

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

87’ Sulm i shpejtë i të kuqve me Vilën i cili pason për Bilalin, gjuajtja e këtij të fundit në ecje e sipër fluturon shumë lart mbi katërkëndorin e portës së Demës. (VIDEO)

86’ Mensah ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në sulm ndaj Gjinollarit.

84’ Zëvendësim i trefishtë te Partizani ku Bilali, Murataj e Vila marrin vendin e Zekollit, Mehmetit dhe Rrapajt.

81’ Pas një goditje dënimi të harkuar në zonën e Teutës nga Rrapaj, Cara nuk ia del të gjuajë sicc duhet në pozicion të favorshëm  me Demën i cili largon sferën.

76′ Peposhi merr vendin e Filit në radhët e Teutës.

71’ Cara nis Mehmetin drejt portës në të majtën dhe ky i fundit gjuan, por gjen përgjigjen e Demës. (VIDEO)

67’ Taipi dhe Bintsuka i lënë vendin në fushë Mensah dhe Kekos në radhët e Partizanit. Ndërkohë Gjata merr vendin e Karabecit.

64’ Provon edhe Taipi nga e djathta e sulmit të Partizanit, por nuk gjen rrjetën në tentativën e tij drejt shtyllës së dytë.

63’ Maget provon nga jashtë zonës, sfera shkon mbi traversë pa shqetësuar portierin e ekipit durrsak.

61’ Zekolli harkon në zonë për Bintsuka i cili gjuan me një kthesë të shpejtë por gjen grushtimin e Demës. Topi shkon te Mehmeti i cili gjuan me kokë por gardiani pret përsëri. (VIDEO)

60’ Prej disa minutash është Partizani që bën lojën, me Teutën të kthyer për të mbyllur hapësirat.

57′ Edhe Jazxhi ndëshkohet me kartion të verdhë.

53’ Boçi merr vendin e Dacit në radhët e Teutës.

51’ Karabeci ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Bintsuka.

49’ Përsëri të kuqtë, këtë herë me Rrapajn i cili harkon për Mehmetin, por gjuajtja me kokë e këtij tw fundit kalon mbi traversë. (VIDEO)

49’ Aksion i shkëlqyer i të kuqve me Carën i cili shfaqet në të djathtën dhe gjuan, por gjen përgjigjen e Demës. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa zëvendësime në radhët e dy ekipeve.

45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e sfidës.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

40’ Kotobelli ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

34’ Fili gabon gjithçka teksa gjuan jashtë nga pika e bardhë! (VIDEO)

33’ Penallti për Teutën! Maget ndal në mënyrë të parregullt Filin dhe gjyqtari nuk heziton duke bërë shenjë nga pika e bardhë. (VIDEO)

31’ Mehmeti nga e djathta gjen hapësirën për të pasuar në zonë por nuk gjen Bintsuka, të rrethuar nga mbrojtësit e Teutës.

25’ Një goditje dënimi dhe pastaj një këndi për të kuqtë vënë disi në vështirësi mbrojtjen e skuadrës durrsake, por në fund është Dema i cili kontrollon topin.

22’ Daja mundohet të nisë një harkim në zonën e Partizanit, askush nuk ndjek idenë e tij dhe Hoxha kontrollon topin.

19’ Provon Fili me një diagonale nga jashtë zonës, sfera kalon jashtë pa shqetësuar Hoxhën.

18’ Në vijimin e një goditje nga këndi, tentohet një gjuajtje drejt portës nga të kuqtë, por topi përplaset në këmbën e më pas dorën e Karabecit në zonë. Gjyqtari Ferataj bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)

15’ Pas një goditje dënimi të Teutës, topi harkohet nga e majta në zonë dhe devijimi i Mehmetit çon topin jashtë rrezikshëm. (VIDEO)

9’ Top i gjatë nga e djathta për Carën, Dema kontrollon i pashqetësuar.

7’ Rrapaj tenton të shënojë nga goditja e dënimit, por topi devijohet dhe ndalet lehtësisht nga Dema.

6’ Ndërhyrje e gabuar e Qaqit ndaj Bintsuka, faull për të kuqtë që kërkojnë edhe kartonin e verdhë. Por gjyqtari nuk ndëshkon mbrojtësin.

4’ Fili tenton të hyjë në zonë nga e majta, por ndalet nga Bytyçi i cili fiton rivënien fundore.

1’ Nis dueli në “Arenën e Demave”.

TEUTA: Dema, Kotobelli, Jazxhi, Qaqi, Beqja, Karabeci, Daja, Kruja, Gjinollari, Daci, Fili.
Trajner: Edi Martini

PARTIZANI: Hoxha, Antanaskoski, Bytyçi, Preka, Zekolli, Mehmeti, Maget, Rrapaj, Taipi, Cara, Bintsuka.
Trajner: Arbër Abilaliaj

WhatsApp Image 2023-10-28 at 5.00.08 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"