VIDEO/ Partizani dhe Vllaznia luajnë vetëm një pjesë, “paqe” në duelin mes pretendentëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2024 | 23:44

VIDEO/ Partizani dhe Vllaznia luajnë vetëm një pjesë, “paqe” në duelin mes pretendentëve

Partizani dhe Vllaznia janë ndarë sot në një barazim pa gola, në duelin mes dy skuadrave që janë pretendente për titullin kampion në “Final Four”.

bandicam 2024-04-07 20-01-04-129

Të dy ekipet janë për momentin rivale direkte edhe për vendin e dytë në renditjen e Superiores dhe në pjesën e parë, zhvilluan një ndeshje shumë të bukur me raste, ku mungoi goli. Por në të dytën, frika për të mos gabuar bëri që dueli të ishte me shumë gabime në ndërtimin e aksioneve dhe kështu, u duk se të dy skuadrat u kënaqën me barazimin që ruan për momentin pozitat e tyre në klasifikimin e Superiores.

PARTIZANI-VLLAZNIA 0-0

NGJARJET KRYESORE

90’+3’ Mbyllet ndeshja me barazimin pa gola.

90’+2’ Pusi aktivizohet në vend të Boshnjakut.

90’ Jepen 3 minuta shtesë.

69’ Mala i lë vendin në fushë Ajdareviç.

84’ Zekolli ka probleme fizike dhe i lë vendin në fushë Ismailit.

81’ Vila merr vendin e Taipit në radhët e Partizanit.

77’ Mundësi e shkëlqyer e Vllaznisë për të shënuar kur një pasim nga e majta gjen Çobën në shtyllën e dytë, por sulmuesi ndalet nga Qirko. (VIDEO)

73’ Çoba merr vendin e Grudës në radhët e Vllaznisë.

73’ Pasim i Maget për Bintsuka i cili shfaqet para Qarrit dhe gjuan jashtë. Aksioni bëhet i pavlefshëm për një pozicion jashtë loje. (VIDEO)

71’ Balaj nuk kontrollon mirë një top në thellësi, duke i lejuar mbrojtjes kryeqytetase që të ketë të tijën sferën.

67’ Taipi nga e djathta nis një top të rrezikshëm në qendër, Qarri del dhe kontrollon sferën.

67’ Një harkim gjen në zonë Grudën, gjuajtja e tij me kokë është e lehtë direkt në duart e Qirkos.

65’ Keko dhe Bintsuka marrin vendin e Skukës dhe Mba në radhët e Partizanit.

60’ Vllaznia mundohet të sulmojë kryesisht në krahun e majtë me dyshen Boshnjaku-Gruda, por Partizani mbyll mirë hapësirat.

57’ Maget ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Boshnjakut.

52’ Goditje nga këndi për Partizanin, topi harkohet në zonë ku Qarri grushton duke larguar rrezikun para tij.

50’ Situatat zhvendosen sa në një gjysmëfushë në tjetrën, por mungon pasimi i fundit për të krijuar raste të rrezikshme para Qirkos dhe Qarrit.

46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime në radhët e dy ekipeve.

45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’ Jepet një minutë shtesë.

44’ Rrapaj nis topin te Skuka, i cili e ul për Mba. Megjithatë, është Qarri i cili del në kohën e duhur dhe mbërthen sferën.

43’ Pas një topi të ulur në zonë, Balaj provon menjëherë portën, por gjen përgjigjen e Qirkos dhe më pas largon mbrojtja. (VIDEO)

42’ Atanaskoski gjen një pasim diagonal drejt shtyllës së dytë, Skuka nuk e arrin për të goditur drejt portës.

41’ Alivoda nis një top në thellësi për Grudën, Qirko del dhe largon me këmbë.

37’ Lëvizje e bukur e Grudës nga e majta, pasimi i tij në qendër të zonës gjen Alivodën, i cili ka mundësinë të shënojë, por ndalet nga dalja e Qirkos i cili bllokon sferën me këmbë. (VIDEO)

31’ Aksion spektakolar i të kuqve, Murataj lëshon një predhë nga e majta pas një pasimi në zonë të Rrapajt, por godet shtyllën. (VIDEO)

26’ Mala merr topin në pozicion ballor dhe provon fluturimthi, pa shënjestrën për të rrezikuar Qirkon.

23’ Skuka lëshon një gjuajtje të fortë nga e djathta por është në pozicion shumë diagonal dhe nuk rrezikon portën shkodrane.

21’ Taipi nga e majta lëshon një krosim perfekt për Zekollin, i cili gjuan me kokë, por sfera përplaset në tokë dhe pastaj kalon mbi traversën e katërkëndorit të Qarrit. (VIDEO)

20’ Harkim nga e majta e sulmit të Vllaznisë, Preka largon sferën në këndore.

17’ Balaj shfaqet në anën tjetër duke rrezikuar me një diagonale që për pak u kthye në asist për Grudën. (VIDEO)

16’ Harkim nga e majta i Atanaskoskit, topi shkon në shtyllën e dytë për Skukën i cili nuk ia del të devijojë sferën në rrjetë. (VIDEO)

13’ Shumë topa të humbur në mesfushë nga të dy skuadrat, të cilat kanë vështirësi të krijojnë aksione të rrezikshme në këto minuta.

9’ Boshnjaku provon nga distanca, sfera shkon mbi traversë.

8’ Top në thellësi për Mba, Qarri kontrollon pa probleme.

4’ Gruda tenton të nisë një harkim në zonë, koordinimi është shumë i gabuar dhe vendasit vihen në zotërim të topit.

1’ Menjëherë rrezikshëm të kuqtë me Mba i cili rrotullohet në hyrje të zonës dhe detyron Qarrin të devijojë topin në këndore. (VIDEO)

1’ Nis dueli në “Air Albania”.

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Qirko, Preka, Sota, Atanaskoski, Zekolli, Maget, Murataj, Rrapaj, Taipi, Skuka, Mba.
Trajner: Orges Shehi

VLLAZNIA: Qarri, Juriç, Stojanoviç, Hakaj, Sala, Krymi, Alivoda, Boshnjaku, Mala, Gruda, Balaj.

WhatsApp Image 2024-04-07 at 19.36.42

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"