VIDEO/ Nuk ka vetëm sherre në Kategorinë e Dytë, kapiteni i Luftëtarit i magjeps të gjithë me golin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2021 | 20:17

VIDEO/ Nuk ka vetëm sherre në Kategorinë e Dytë, kapiteni i Luftëtarit i magjeps të gjithë me golin

Javët e fundit, Kategoria e Dytë është bërë protagoniste duke dhuruar për sytë e shikuesve disa episode sherresh jo të hijshme që ndodhin në fushën e lojës.

bandicam 2021-11-07 19-33-52-101

Ndërsa të gjithë mund të flasin për nivelin dhe sjelljen jo normale të lojtarëve, vëmendjen ka vendosë ta marrë kapiteni i Luftëtarit, Eldar Bathaj.

27-vjeçari ka shënuar ditën e sotme një prej golave më të bukur në futbollin shqiptar duke ekzekutuar mjeshtërisht një goditje të lirë. Ishte minuta e 21-të e takimit, kur Bathaj niset për të goditur, dhe sfera përfundon në trekëndëshin e portës së Naftëtarit.

Një supergol i shënuar nga kapiteni gjirokastrit që ka vendosur të eklispojë të gjitha problemet e sherret të ndodhura këtë javë duke i mahnitur ata pak të pranishëm që ishin në shkallët e stadiumit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"