VIDEO/ Nuk ka fitues në Kamëz, Kastrioti ndal Teutën me 10 lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2023 | 0:13

VIDEO/ Nuk ka fitues në Kamëz, Kastrioti ndal Teutën me 10 lojtarë

Kastrioti dhe Teuta kanë ndarë pikët në stadiumin e Kamzës në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë Superiore.

kdh jmdbn,d

Sfida nis me tension nga ekipet, por gjyqtari arriti ti qetësonte. Në minutën e 43’ Kastrioti ngeli me 10 lojtarë pasi Karakaçi u largua nga fusha me karton të kuq.

Në minutën e 87’ të sfidës krutanët pretenduan për penallti pas një prekje me dorë të topit nga Kuro. Arbitri e akordoi, por më pas shkoi tek VAR për ta konfirmuar dhe e anuloi. Pas këtij barazimi pa gola Teuta pozicionohet në vendin e 7-të me 33 pikë dhe Kastrioti në vendin e 10-të me 24 pikë.

KASTRIOTI 0-0 TEUTA

NGJARJET KRYESORE

90’+4′ Mbyllet sfida!

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

87’ Kuro prek topin me dorë në zonë, gjyqtari akordon penallti për krutanët. Më pas shkon të konfirmojë tek VAR, e anulon vendimin e tij dhe nuk ka 11-metërsh.

 

82’ Largohet Karabeci, në lojë futet Oshafi.

76′ Ildi Gruda provon me një goditje potente, por nuk arrin të shënjestrojë si duhet.

73′ S.Selmani gjuan drejt portës, por Qirko bën një pritje shumë të mirë.

68′ E. Vila gjuan drejt portës, por topi është i lehtë dhe nuk ka rrezik për Edmir Salin.

65′ Eneid Kodra lë fushën e lojës i dëmtuar, futet Santiago Selmani.

62’ Rexhinaldo harkon drejt Grecës, ky i fundit gjuan por Qirko bën pritje të mirë.

61’ L. Vila tenton të gjejë golin me një goditje potente, por nuk arrin finalizojë.

57’ Largohet Klejdi Daci, zëvendësohet nga Arbër Çyrbja

53’ Marku kroson drejt zonës, Stojanoviç e largon pa problem topin.

51’ Gabon në mënyrë të gabuar ndaj Hasanit, Ledio Beqja ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ Nis pjesa e dytë. Largohet Mehmeti nga fusha, futet Rexhinaldo.

45+3′ Mbyllet pjesa e parë e sfidës!

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

42’ Karakaçi ndërhyn sërish në mënyrë të gabuar ndaj Markut dhe largohet me karton të kuq. Tensionohet situata në fushë.

40’ Karakaçi ndërhyn në mënyrë të gabuar nga Kallakut, ndëshkohet me karton të verdhë.

39’ Mihana ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj futbollistit të Teutës.

38’ Gruda avancon me topin, por Silvio Zogaj ndërhyn saktë duke larguar rrezikun.

30’ Greca harkon drejt zonës, por aty nuk ndodhet asnjë lojtar i Kastriotit për të përfituar.

28’ E.Vila godet me të djathtën potente nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë fushës.

24’ Daci përfiton nga gabimi i Stojanoviçit, dhe tenton të gjuajë drejt portës, por Sali ndërhyn saktë dhe e kap topin.

23’ Karabeci harkon nga goditja e këndit drejt zonës, por topi largohet nga krutanët.

21’ Kallaku gjuan nga goditja e dënimit, por topi shkon shumë larg traversës. Nuk ka rrezik për Edmir Salin.

19’ Onanuga prek topin me dorë në afërsi të zonës së rrezikut, ka goditje dënimi në favor të Teutës.

14′ Mihana godet nga distanca, por topi shkon shumë larg fushës.

10’ Zogaj avancon me topin drejt portës, por nuk arrin të gjuajë si duhet dhe topi shkon jashtë portës.

7’ Ildi Gruda mund të përfitonte nga pakujdesia e krutanëve, por nuk arriti të shfrytëzonte mundësinë dhe të shënonte.

6’ Karakaçi ndërhyn ashpër ndaj Beqjas, ky i fundit rrëzohet në fushë.

4’ Mehmeti dhe L.Vila tensionohen në fushë, ndërhyn arbitri për të qetësuar situatën.

1’ Starton dueli

FORMACIONET ZYRTARE

KASTRIOTI: Sali, Kodra, Stojanoviç, A.Selmani, Karakaçi, Mehmeti, Onanuga, Hasani, Mihana, Greca, Zogaj;

Trajner: Emiljano Çela

TEUTA: Qirko, A. Marku, Qaqi, Kuro, Beqja, Karabeci, E. Vila, Kallaku, L.Vila, Gruda, Daci;

Trajner: Edi MartinijkPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"