VIDEO/ Një vit pritje, zhbllokohet Endri Çekiçi! Mesfushori pogradecar gjen golin e parë me skuadrën e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2023 | 21:55

VIDEO/ Një vit pritje, zhbllokohet Endri Çekiçi! Mesfushori pogradecar gjen golin e parë me skuadrën e re

Pritjes 1-vjeçare i vjen fund, Endri Çekiçi është zhbllokuar më në fund, teksa gjeti ditën e sotme, rrugën e rrjetës. Mesfushori pogradecar, tundi rrjetën në minutën e 36-të, në duelin ndaj Trabzonspor. Pas asistit të Midtsjo, Çekiçi goditi saktë duke ngushtuar shifrat në 2-1. Me këtë rezultat u mbyll dhe pjesa e parë.  

CEKICI

Ky ishte goli i parë i shqiptarit me fanellën e Pendikspor, skuadrës së cilës iu bashkua në merkaton e verës.  

Vlen të theksohet fakti se goli i fundit që Çekiçi kishte shënuar në elitën e futbollit shqiptar, ishte më 16 shtator të vitit 2022 në duelin ndaj Gallatasarait, teksa pogradecari ishte pjesë e Koniasporit.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"