VIDEO/ Një rast i dyshimtë, ja moviola e ndeshjes Tirana-Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2022 | 14:44

VIDEO/ Një rast i dyshimtë, ja moviola e ndeshjes Tirana-Vllaznia

Ndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë u gjykua nga treshja më e mirë e FIFA-s, ku kryesor ishte Enea Jorgji.

VLL

Në VAR, Meta e Rexha. Në fushë pati vetëm një rast për t’u diskutuar që faktikisht u zgjat shumë. Më shumë se tri minuta, shumë për të pesë gjyqtarët që ishin drejtuesit e ndeshjes.

Minuta e 16-të: Gjuan Jonuzi nga jashtë zone, topi prek Hoxhallarin në gjoks dhe shkon në fundore. Kërkohet penallti nga Vllaznia, por asgjë. Pamjet janë të qarta. Nuk është penallti.

Minuta e 32-të: Gjuajtje e Limajt, kërkohet penallti për prekje me dorë të Mustedanagiçit, por Jorgji vazhdon lojën. Vendim i drejtë i kryesorit. Topi prek trupin e lojtarit shkodran.

Minuta e 37-të: Aralica bie në tokë pas një kontakti me Berihatçen në lojën pa top. Nga shkodranët kërkohet karton i kuq. Jorgji vendos të konsultohet me VAR-in. Pas 3 minutash, kryesori i FIFA-s vazhdon lojën. Vendim i drejtë i kryesorit, por vonohet shumë, duke konsultuar teknologjinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"