VIDEO/ Nisin punimet, skuadra e Kategorisë së Dytë me stadium të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2021 | 23:52

VIDEO/ Nisin punimet, skuadra e Kategorisë së Dytë me stadium të ri

Pritjet së gjatë i ka ardhur fundi! Kanë nisur ditën e sotme, punimet për rikonstruksionin e impiantit sportiv në qytetin e Maliqit.

pjimage (8)

Një investim ky i bashkisë përkatëse, që ishte planifikuar të niste sezonin e shkuar, por për shkak të kushteve të jashtëzakonshme të pandemisë, u shty në kohë. “Panorama Sport”, mëson se në fazën e parë do të bëhet i mundur shtrimi i tapetit artificial. Ndërkohë që në fazën e dytë, do të realizohet ndërtimi i tribunës qëndrore, si dhe restaurimi i tribunave anësore ekzistuese.

Maliqi3

Pritet që brenda muajit shtator, punimet të përfundojnë dhe stadiumi të jetë gati. Vlen të theksohet fakti, se skuadra e Maliqit, militon në Kategorinë e Dytë, teksa është pretendente së bashku me Butrintin për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë.

Maliqi fusha

Këtë sezon, maliqarët i kanë zhvilluar ndeshjet në aneksin sportiv të stadiumit “Skënderbeut”, për shkak se terreni sportiv, nuk ishte i përshtatshëm, për zhvillimin e një ndeshje normale.  Duke filluar nga sezoni i ri, Maliqi pritet të rikthehet në shtëpi!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"