VIDEO/ Në fushë edhe Hysaj, Lacio shkëlqen me “poker” ndaj Salernitanës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2024 | 22:44

VIDEO/ Në fushë edhe Hysaj, Lacio shkëlqen me “poker” ndaj Salernitanës

Lacio e Igor Tudor, u rikthye te fitorja në Serinë A, teksa mposhti Salernitanën e vendit të fundit me rezultatin 4-1 në duelin e vlefshëm për javën e 32-të. Në këtë përballje pati minuta edhe për mbrojtësin e Kombëtares, Elseid Hysaj.

lacio

Pavarësisht situatës së vështirë, të krijuar ditët e fundit me djegien e Ferrarit, Hysaj ishte i disponueshëm, duke u aktivizuar në minutën e 58-të të sfidës, kur rezultati ishte 3-1 për lacialët.  

Kryeqytetasit iu falën dopietës së Feliper Anderson në minutat 7 dhe 35, golit të Vesinos në minutën e 14-të si dhe golit të Isaksen në minutën e 87-të. Golin e vetëm për Salernitanën e shënoi Tçauna në minutën e 16.  

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

Kjo ishte fitorja e 15-të në kampionat për Lacion që është renditur në vendin e 7-të me 1 pikë më pak se Atalanta.  

SERIE A RENDITJA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"