VIDEO/ Ndërhyrje “horror” e futbollistit serb, për pak sa nuk i thyen kaviljen kundërshtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2020 | 9:00

VIDEO/ Ndërhyrje “horror” e futbollistit serb, për pak sa nuk i thyen kaviljen kundërshtarit

Një ndërhyrje “horror” u regjistrua në ndeshjen e Premier Ligës mes Uolves dhe Kristal Palas, e cila përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të vendasve.

Serbi mutinjo

Në minutën e  85-të, mesfushori serb, Milivojeviç, bën një ndërhyrje të ashpër drejt e në kaviljen e portugezit Zhoao Mutinjo, duke i rrezikuar thyerjen.

Gjyqtar në këtë sfidë ishte Atkinson, i cili fillimisht edhe pse ishte shumë pranë aksionit, nuk sinjalizoi për faull, ndërkohë që pas sinjalizimit nga VAR, ndëshkoi me karton të kuq futbollistin serb.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"