VIDEO/ Napoli rikthehet te fitorja, zhyt në krizë kryeqytetasit e Romës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2020 | 23:59

VIDEO/ Napoli rikthehet te fitorja, zhyt në krizë kryeqytetasit e Romës

Napoli ka triumfuar me rezultatin 2-1 ndaj Romës në ndeshjen përmbyllëse të javës së 30-të të Serisë A italiane. Skuadra e Gatuzos u rikthye te rezultatet pozitive pas humbjes ndaj Atalantës, duke zhytur në krizë, Romën, e cila regjistroi disfatën e tretë radhazi në kampionat.

Napoli

Kajehon hapi serinë e golave në minutën e 55-të, ndërkohë që Mkhitarjan barazoi rezultatin në minutën e 60-të. Kur mundua se sfida do të mbyllej në barazim 1-1, ishte Lorenco Insinje, ai që vendosi sfidën në minutën e 82-të, duke i siguruar triumfin napoletanëve.

Me këtë fitore Napoli u ngjit në kuotën e 48 pikëve, duke barazuar Romën e vendit të 5-të, e cila ka golavarazh më të mirë se të kaltërit e Gatuzos. Sfidën e radhës romanistët do ta luajnë në shtëpi ndaj Parmës, ndërkohë që Napoli është mysafir ndaj Xhenoas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"