VIDEO/ Mesfushori i Kombëtares i dërgon “sms” Silvinjos, Qazim Laçi shënon një tjetër gol në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2023 | 22:39

VIDEO/ Mesfushori i Kombëtares i dërgon “sms” Silvinjos, Qazim Laçi shënon një tjetër gol në kampionat

Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Qazim Laçi vijon të jetë protagonist në kampionatin çek.

bandicam 2023-09-30 18-36-09-340

Ai ka shënuar golin e avantazhin në ndeshjen ndaj Viktoria Plzen, të cilët janë edhe kundërshtarët e Ballkanit të Ilir Dajës në Ligën e Konferencës.

Pas një aksioni perfekt, ai godet drejt portës duke mposhtur gardianin Stanek. (VIDEO) 

Kështu ai përshëndet Silvinjon, duke treguar formën e mirë që po kalon pasi ‘finalja’ përballë Çekisë është shumë afër. Aktualisht ekipi i tij, Sparta e Pragës udhëheq me rezultatin 2-1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"