VIDEO/ Mançester Junajtid i frikshëm në start, Lukaku dhe Pogba dhurojnë spektakël

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2017 | 19:46

VIDEO/ Mançester Junajtid i frikshëm në start, Lukaku dhe Pogba dhurojnë spektakël

Mançester Junajtid i Zhoze Murinjos e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin anglez, duke fituar në shtëpi me rezultatin 4-0 ndaj Uest Hemit të Slaven Bilic.

Lukaku

“Djajtë” e kuq nuk e kanë diskutuar për asnjë çast fitoren teksa në minutën e 33-të Lukaku gjeti rrugën e rrjetës falë asistit fantastik të Rashford. Në minutën e 53-të ishte përsëri sulmuesi belg që dyfishoi rezultatin pas një gjuajte të saktë me kokë brenda zonës.

Rashford

Tre minuta para fundit Martial trefishoi rezultatin ndërsa për ti vënë “kapak” triumfit mendoi Pol Pogba i cili me një predhë nga jashtë zone në minutën e 90-të shënoi edhe golin e 4-t.

Ndërkohë në sfidën tjetër të luajtur në orën 14:30, Totenhemi mposhti Njukastëllin në transfertë falë golave të Dele Alit në minutën e 61-të dhe Dejvis në të 70-tën. Vëndasit e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak, pasi në minutën e 48-të mesfushori Shelvi u ndëshkua me karton të kuq.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"