VIDEO/ Klasikja e futbollit shqiptar mbyllet në “paqe”, barazimi nuk i hyn në “xhep” anjërit ekip

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2024 | 0:02

VIDEO/ Klasikja e futbollit shqiptar mbyllet në “paqe”, barazimi nuk i hyn në “xhep” anjërit ekip

 

Mbyllet në barazim të bardhë takimi midis Tiranës dhe Vllaznisë në “Air Albania, ndeshje e vlefshme për javën e 35-të të Abissnet Superiore.

bandicam 2024-05-08 16-00-25-214

 

 

 

Një ndeshje pa shumë ritëm, edhe pse kishte 2-3 momente të rrezikshme ku skuadra bardheblu mund të gjente golin. Një Vllazni që nuk ishte në 100% e sajë dhe kjo u duk edhe në krijimin e rasteve dhe aksioneve, që ishin të pakta, dhe si përfundim secila duhet të gëzohet me vetëm një pikë nga “Air Albania”.

Një barazim që nuk i bën punë asnjërës skuadër, me kuqeblutë që tani e shohin veten të “parakaluar” nga Partizani, dhe pozicionohen në vendin e tretë me 59 pikë, duke humbur kështu edhe shansin e marrjes së kreut, sepse matematika nuk i lejon pasi Egnatia me fitoren ndaj Dinamos u shkëput me 4 pikë diferencë.

Për sa i përket Tiranës, ata e shohin veten në vendin e pestë, me 1 pikë më pak se Skënderbeu dhe duhet të triumfojnë me të gjitha mënyrat javën e ardhshme kundër rrogozhinasve për të shpresuar akoma në “Final 4”. Mos të harrojmë gjithashtu që edhe korçaët duhet të bëjnë një hap të gabuar kundër Vllaznisë në Shkodër.

TIRANA-VLLAZNIA 0-0

NGJARJET KRYESORE

90+4′ Mbyllet në baraspeshë totale takimi në “Air Albania”.

90′ Gjyqtari akordon 4 minuta shtesë.

89′ Latgohet Bekim Balaj në vend të Bruno Gomesh.

88′ Boshnjaku tenton goditjen nga distanca por topi shkon jashtë.

85′ Patrik provon me një goditje nga brenda zone por gjendei në pozicion jashtë loje.

82′ Mala provon të befasojë ,e mkë goditje nga jashtë zone por pret Selmani. (VIDEO)

78′ Tani kemi 2 zëvendësime në radhët e shkodranëve. Del nga fusha Sala dhe Hajdareviç në vend të Stojanoviç dhe Becit.

76′ Ndryshim në radhet e Tiranës, largohet del nga fusha e lojës Meta dhe futet Jaku.

73′ E pabesueshme se çfarë humb Tirana! I sapofuturi në loje Rimal Haxhiu, godet me kokë në vetëm një metër distancë nga porta, me topin që përfunon në traversë. (VIDEO)

71′ Jago ndëshkohet me karton të verdhë.

70′ Hyn në fushën e lojës Latifi në vend të Haxhiut për bardheblutë.

67′ Minuta të qeta, skuadrat po provojnë të ndërtojnë aksione të reja pas atyre rasteve të shpërdoruara.

62′ 2 zëvendësime në radhët e shkodranëve. Dalin nga fusha e lojës Smajli dhe Çoba në vend të Delajt dhe Malës.

61′ Nuk vonon shumë dhe është Patrik ai që humbet një tjetër shans shumë të mirë. Bën gjithçka mirë por nuk tregohet konkret para portës. (VIDEO)

59′ Jonuzi humbet shansin e artë për të çuar të tijët në avantazh, goditja e tij devijohet nga Pusi dhe përfundon jashtë. (VIDEO)

56′ Përgjoni merr krahun e majtë me shpejtësi dhe tenton të krosojë në zonë, por gabon tërësisht.

53′ Sala godet me kokë, me topin që përfundon ngjitur me shtyllën e dytë. (VIDEO)

51′ Goditja e parë drejtë portës në këtë pjesë të dytë. Çoba kroson për te Hajdareviç, i cili godet me kokë por e dërgon jashtë. (VIDEO)

50′ Mici ndëshkohet me karton të verdhë.

48′ Shumë duele në mesfushë nga anët e të dyja skuadrave.

46′ Starton pjesa e dytë.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë në “Air Albania”. 

45′ Gjyqtari akordon 2 minuta shtesë.

41′ Shkodranët nuk u besojnë syve, Smajli humb me portën e boshatisur. (VIDEO)

39′ Përsëri është kapiteni Hoxhallari që provon gjuajtjen nga goditja standarte, topi përplaset në murin mbrojtës.

37′ Hoxhallari provon “predhën” nga jashtë zone, topi shkon shumë afër portës. (VIDEO)

34′ Qarkullim i topit i mirë nga bardheblutë, shkodranët presin mbrapa.

31′ Loja duket sikur është hapur, skuadrat po tentojnë më shumë.

27′ Tani është Tirana që kundërpërgjigjet, krosimi në zonë konkretizohet me një goditje me kokë por që shkon jashtë. (VIDEO)

26′ Topi përplaset mes rrëmujës në zonë dhe shkon te Hajdareviç që godet por shumë keq duke e çuar sferën jashtë katërkëndorit. (VIDEO)

25′ Rreziku i parë nga shkodranët. Ajdareviç kroson në zonë dhe topi shkon te Pusi, ky i fundit godet me kokë por sfera përfundon jashtë. (VIDEO)

21′ Tani edhe Sala rrezik kartonin e verdhë për shkak të një ndëerhyrje të gabuar në dëm të Abazajt.

20′ Qarkullime të shumta të topit nga secila skuadër.

17′ Akoma asnjë tentativë konkrete drejtë portës nga ana e secilës skuadër.

15′ Smajli ndëshkohet me kartonin e verdhë për një ndërhyrje të parregullt ndaj Përgjonit.

12′ Minutat kalojnë ndërsa Mici vazhdon të qëndrojë në tokë me stafin mjeksor që po i jep ndihmën e parë.

9′ Tjetër faull i shkaktuar nga Balaj, tani në dëm të Micit.

8′ Çoba zbret bukur nga krahu i majtë dhe tenton të dërgojë një top një zonë për Balajn, por mbrojtja vendase e largon sferën.

7′ Faull tani i Salës ndaj Patrik me këtë të fundit që përfundon i dëmtuar dhe ka nevojën e stafit mjeksor.

6′ Patrik kordinohet bukur dhe godet me të djathtën, me topin që përfundon në goditje nga këndi.

5′ Boshnjaku kthen një top të rrezikshëm me kokë por kontrrollon me qetësi Qarri.

4′ Duele të wshumta në mesfushë me skuadrat që nuk kanë hyrë akoma në ritmin e lojës.

2′ Balaj godet Hoxhallarin në një duel në ajer me këtë të fundit që ka nevojë për ndihmën e stafit mjeksor.

1′ Starton dueli në “Air Albania”.

FORMACIONET ZYRTARE

TIRANA (4-3-3): Selmani, Deliu, Hoxhallari, Mici, Përgjoni; Lushkja, Meta, Jonuzi; Haxhiu, Abazaj, Patrik
Trajner: Erbim Fagu

VLLAZNIA (4-3-3): Qarri; Sala, Pusi, Juriç, Jago; Alivoda, Boshnjaku, Ajdareviç; Çoba, Balaj, Sala
Trajner: Tomas Brdariç

9e3d02f0-eb9e-4430-8263-8b29d7fe8071

SONI SALIHI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"