Video / Liverpuli lë Arsenalin jashtë Championsit, Junajtid fiton edhe me “bebet”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2017 | 18:17

Video / Liverpuli lë Arsenalin jashtë Championsit, Junajtid fiton edhe me “bebet”

Pas 17 viteve radhazi në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve, Arsenali duhet të kënaqet në sezonin e ardhshëm me pjesëmarrjen në Ligën e Europës. Seria e gjatë e “topçinjve” është ndalur sot, pasi mbyllën kampionatin në vendin e 5-të në renditje.

1495381777658_lc_galleryImage_Arsenal_manager_Arsene_We

Skuadra e Venger bëri detyrën duke mundur me shifrat 3-1 Evertonin, ndërsa priste një hap të gabuar të rivalëve direkt.

Por Liverpuli arriti të kalonte Midëllsbroun me shifrat 3-0, edhe pse iu desh të djersinte shumë për të arritur këtë fitore që i siguroi vendin e katërt në renditje. Një gol i Uijnaldum në fundin e pjesës së parë i dha qetësinë skuadrës së Klop, e cila më pas gjeti rrjetën edhe me Kutinjon e Lalanën.

Mançester Siti mbylli kampionatin në vendin e tretë, me një fitore të thellë 5-0 ndaj Uotfordit, i cili që nga momenti kur siguroi mbijetesën, është dorëzuar lehtësisht para çdo kundërshtari.

Ndërsa Mançester Junajtid mbylli kampionatin në vendin e 6, por me një rekord absolut. Në fitoren 2-0 të sotme ndaj Kristal Palas, Zhoze Murinjo hodhi në fushë ekipin titullar më të ri të historisë së klubit, me një moshë mesatare prej 22 vitesh e 284 ditë, pasi kishte lënë pushim pjesën më të madhe të lojtarëve, duke menduar për finalen e Ligës së Europës.

Kampionet e Çelsit dhe nënkampionët e Totenhemit kanë festuar mbylljen e kampionatit me goleada në ndeshjet e tyre të fundit.

Ndeshjet

Arsenal-Everton 3-1
8’ Bejerín, 27’ Sançez, 90’+1’ Ramsei / 58’ (p) Lukaku

Bërnlei-Uest Hem 1-2
23’ Vouks / 27’ Feghuli, 72’ Ajeu

Çelsi-Sandërlend 5-1
8’ Uillian, 61’ Hazard, 77’ Pedro, 90’, 90’+2’ Batshuai / 3’ Havi Mankuijo

Hall Siti-Totenhem 1-7
66’ Klukas / 11’, 13’, 72’ Kein, 45’ Alli, 69’ Uaniama, 84′ Devis, 87′ Alderueireld

Leister-Bornmauth 1-1
51’ Vardi / 1’ Stanislas

Liverpul-Midëllsbrou 3-0
45’ Uijnaldum, 51’ Kutinjo, 56’ Lalana

Mançester Junajtid-Kristal Palas 2-0
15’ Harrop, 19’ Pogba

Sauthempton-Stouk 0-1
60’ Krauç

Suonsi-Uest Bromuiç 2-1
72’ Ajeu, 86’ Jorente / 33’ Evans

Uotford-Mançester Siti 0-5
5’ Kompani, 23’, 36’ Aguero, 41’ Fernandinjo, 58’ Gabriel Hesus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"