VIDEO/ Levandovski nuk ndez ndaj Bajernit, Barça bie sërish në Mynih

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2022 | 0:10

VIDEO/ Levandovski nuk ndez ndaj Bajernit, Barça bie sërish në Mynih

Pesë fitore në 5 ndeshjet e fundit përballë Barcelonës, Bajerni vijon dominimin e frikshëm në Champions. Bavarezët e drejtuar nga trajneri Nagelsman, arritën të triumfonin me rezultatin 2-0, në duelin e vlefshëm për grupin C, duke u shndërruar kështu një “mace e zezë” për Barçën.

sane

Golat e Hernandez dhe Sane në minutën 51 dhe 54 i dhuruar 3 pikë të arta kampionëve të Gjermanisë, që kryesojnë grupin me pikë të plota në 2 ndeshje.

leva

Për sa i përket Levandovskit, sulmuesi polak i Barcelonës, zhgënjeu totalisht ndaj ish-skuadrës ku shkroi historinë, duke shpërdoruar raste të shumta shënimi. Në fund festa ishte e gjitha për bavarezët, që kanë hedhur kështu kandidaturën për të fituar Champions-in këtë sezon.

renditja bajern

Dy ndeshjet e radhës bavarezët i kanë ndaj Viktoria Plzen, kundershtarit më të dobët në letër, ndërsa Barça do të ndeshet me Interin.

FT: BAJERN MYNIH – BARCELONA 2-0

Lukas Hernandez 51′, Sane 54′

KOMENTI LIVE:

90′ Akordohen 3 minuta shtesë!

85′ Bajerni provon të menaxhojë epërsinë të 2 golave, duke i bërë blokadë sulmeve të katalanasve.

80′ Bajern dhe Barcelona kryejnë 2 zëvendësimet e fundit! Te gjermanët largohen Sane dhe Musiala për t’i lënë vendin Tel dhe Gravenerç, te katalanasit largohen Dembele dhe Buskets për Fati dhe Kesi.

74′ Kimish ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

70′ Zëvendësim edhe te Barcelona, largohet Kristiansen, në vendin e tij Erik Garsia.

70′ Zëvendësim te Bajerni, largohet Mane, vendin e tij e merr Gnabri.

63′ E pabesueshme çfarë shpërdoron Pedri i vetëm brenda zonës, teksa e ka dërguar topin në shtyllë. Nuk i besojnë syve katalanasit. Shans i artë për Barçën.

62′ Bajerni i papërmbajtshëm, Musiala kërkon të shënojë golin e tretë me një gjuajtje të rrezikshme nga distanca.

61′ Dy zëvendësime te Barcelona, largohen Rafinja dhe Gavi, në fushë Ferran Torres dhe De Jong.

54′ GOOOOL BAJERNI 2-0/ Shpërbëhet Barcelona në harkun e 3 minutave. Leroi Sane depërton bukur në mbrojtjen katalanase dhe mposht me lehtësi portierin Ter Shtegen. 

51′ GOOOL BAJERNI 1-0/ Shpërthen festa në Mynih. Lukas Hernandez kalon në avantazh vendasit. Pas një harkimi nga këndi, mbrojtësi francez i shpëton mbulimit të mbrojtjes dhe shënon me kokë. 

50′ Gorecka lëshon një predhë nga distanca, por topiu grushtohet mjaft bukur nga portieri Ter Shtegen.

48′ Buskets ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

46′ Pjesa e dytë starton me një iluzion goli, e majta e Rafinjës nga jashtë zonë shkon ngjitur me shtyllën.

46′ Bajerni kryen zëvendësimin e parë, largohet Sabitzer, në vend të tij Gorecka.

Mbyllet pjesa e parë! 

42′ Levandovski fal sërish Bajernin, sulmuesi polak vonohet më shumë seç duhet brenda zonës duke i dhënë mundësi Mazrauit të ndërhyjë për të larguar topin.

40′ Tomas Myler dhe Mane nuk merren vesh mes tyre, duke sfumuar një mundësi të artë brenda zonës.

35′ Bajerni provon të marrë frenat e lojës në dorë, por katalanasit mbrohen mirë në këto minuta.

30′ Tjetër mundësi e shkëlqyer, kësaj here ishte Sabitzer që provoi me një gjuajtje në hyrje të zonës, por tentativa e tij shkoi ngjitur me shtyllën.

28′ Kundërpërgjigjet e Bajerni me Mazrauin, por gjuajtja e tij ndalet nga portieri Ter Shtegen.

26′ Sinjal i rrezikshëm në portën e Bajernit, provon edhe Rafinja me të majtën, topi shkon ngjitur me shtyllën.

21′ Zëvendësim i detyruar te Bajerni, largohet nga fusha Pavard  i dëmtuar, vendin e tij e merr Mazraui.

20′ Tjetër shans i mirë për Robert Levandovski, gjuajtja e sulmuesit me kokë shumë pranë vijës fatale u ndal nga Nojer. I pafat polaku në këto minuta.

19′ Sabitzer është i ndëshkuari i parë i sfidës me karton të verdhë.

18′ E pabesueshme çfarë humbet Robert Levandovski i vetëm përballë Nojerit. Nuk i beson syve polaku. Shpëton për mrekulli Bajerni.

14′ Manuel Nojer për pak sa nuk i dhuron një gol Levendovskit, vendimtare ndërhyrja e Upamekanos, që largon rrezikun në këndore.

9′ Manuel Nojer i mohon një gol të sigurt Barçës. Gardiani i Bajernit ndal mjeshtërisht një gjuajtje të Pedrit brenda zonës.

6′ Musiala tenton të krijojë një sulm të rrezikshëm, por talenti i Bajernit në fund ngatërrohet me këmbët e tij, duke bërë që aksioni të sfumojë.

3′ Vendasit e Nagelsman, shfaqen më kërkues në këto minuta të para, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në gjysmëfushën katalanase.

1′ Starton supersfida në Mynih!

FORMACIONET ZYRTARE:

qw34

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"