VIDEO/ Laçi shkëlqen edhe pa Guindon, kurbinasit e Josës fitojnë mes spektaklit ndaj Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2022 | 15:35

VIDEO/ Laçi shkëlqen edhe pa Guindon, kurbinasit e Josës fitojnë mes spektaklit ndaj Kukësit

Laçi shkëlqen edhe pa goleadorin Guindo! Bardhezinjtë e Mirel Josës mposhtën me rezultatin 3-0 Kukësin në “derbin e veriut”, duke ngushtuar diferencën në 3 pikë nga kryesuesit e Tiranës.

Laci festa logo

Malota, Adeleke dhe Zulfiu ishin autorët e golave për kurbinasit në këtë triumf të merituar.

FT: LAÇI-KUKËSI 3-0

Malota 7′ , Adeleke 41′ , Zulfiu 90+2′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet dueli!

90+2′ GOOOOL LAÇI 3-0/ Zulfiu trefishon shifrat! Shpërthen festa në stadium! Lojtari heq dhe fanellën dhe shkon të festojë me tifozët! Atmosferë elektrizuese.

90+1′ Zëvendësim te Laçi largohet nga fusha Ziko, në vend të tij Spahiu.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë!

84′ Moment i rrezikshëm në portën e Laçit, Musta, shikon topin ti kalojë para syve, teksa nuk arrin ta shtyjë drejt rrjetës nga shumë pranë.

81′ Josa kryen zëvendësimin e parë, largohet nga fusha autori i golit të dytë Adeleke, në fushë Zulfiu.

79′ Zëvendësim i fundit te Kukësi, lagohet nga fusha dhe Shqipërim Taipi, në vendin e tij Kristi Marku.

76′ Rrezikon edhe Kukësi me Milunoviç, tentativa e serbit u ndal nga Dajsinani, që devijoi topin në këndore.

73′ Çfarë mundësie për skuadrën e Laçit, pas një kundërsulmi 3 ndaj 1, Deliu pasoi për Ujkën, ky i fundit provoi me një gjuajtje, që u grushtua nga Tafas.

71′ Pranë golit të tretë Laçi me Shehun, por gjyqtari sinjalizon pozicion jashtë loje.

68′ Gligorov është i ndëshkuari i radhës për ndërhyrje të gabuar ndaj Mazrekajt.

64′ Dy zëvendësime të tjera te Kukësi, largohen De Lukas dhe Gjelbërim Taipi, në lojë Milunoviç dhe Krniç.

62′ Superaksion i Mazrekajt, por e pabesueshme çfarë humbet Veliaj, shumë pranë vijës fatale. Nuk iu besojnë sytë laçianët.

60′ Pranë golit të tretë Laçi. Pas një harkimi nga këndi nga ana e Deliut, Velkovski godet bukur me kokë, por topi grushtohet nga portieri Tafas.

55′ Kukësi kryen dy zëvendësime, largohen Ndreca dhe Basha, në fushë Hila dhe Fejzhao.

51′ Rrezikun e parë në këtë pjesë të dytë e krijon Kukësi me kapitenin Gjelbërim Taipi, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

45′ Pranë golit Kukësi me Bruno Lulajn, gjuajtja e mbrojtësi me kokë shkon mbi kuadrat. Rasti më i mirë për Kukësin në këtë pjesë të parë.

43′ Ndreca është futbollisti i parë i ndëshkuar me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë!

41′ GOOOOL LAÇI 2-0/ Spektakël bardhezi, Adeleke realizon një gol mjaft të bukur, duke përfituar nga një gabim i De Lukasit. Ishte Deliu ai që dhuroi asistin fantastik për sulmuesin. 

38′ Kundërsulm i shpejtë i Laçit, Adeleke kombinon me Deliun, por vendimtare ndërhyrja e Jorgo Pëllumbit brenda zonës!

33′ Musta provon me një goditje nga 35 metra, por topi shkon drejt e në duart e portierit Dajsinani.

26′ Momente tensioni në Laç, pas një faulli të shkaktuar nga Deliu ndaj De Lukas.

23′ Kundërsulm i shpejtë i Laçit, por Veliaj, vonohet në vertikalizim, duke sfumuar një mundësi të artë shënimi!

18′ Provon edhe Mazrekaj nga distanca, por gjuajtja e mesfushorit shkon jashtë kuadratit!

15′ Kundërpërgjgijet Kukësi me sulme të vazhdueshme nga të dyja krahët! Velkovski rrezikon autogolin pas harkimit të Ndrecës nga e majta. Për fatin e mirë të laçianëve, topi ka shkuar mbi traversë.

7′ GOOOOL LAÇI 1-0/ Zhbllokohet sfida! Renato Malota shënon një gol fantastik me kokë! Shpërthen festa në Laç! Pas harkimit të Mazrekajt nga e djathta e mesfushës, mbrojtësi lezhjan kërcen bukur, teksa me një gjuajtje të në afërsi të pikës e dërgon topin në trekëndëshin e Tafas! 

6′ Atmosferë e zjarrtë edhe në shkallët e stadiumit. Laçi i Mierl Josës duket më kërkues, teksa ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e Kukësit.

3′ Ndeshja nis zjarr me sulme nga të dyja krahët! I pari që kërcënon portën e Tafas, ishte Veliaj, por gjuajtja e tij u ndal nga Tafas.

1′ Starton supersfida!

FORMACIONET ZYRTARE: 

LAÇI: Dajsinani, Roganoviç, Velkoski, Ziko, Veliaj, Malota, Ujka, Shehi, Deliu, Mazrekaj, Adeleke. Trajner: Mirel Josa

KUKËSI: Tafas, Gligorov, Lulaj, Pëllumbi, Ndreca, De Lukas, Sh.Taipi, Gj.Taipi, Musta, Basha, Shkurtaj. Trajner: Diego Longo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"