VIDEO/ Katër gola i njëjti lojtar, Broja gjen rrugën e rrjetës në Holandë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2021 | 21:55

VIDEO/ Katër gola i njëjti lojtar, Broja gjen rrugën e rrjetës në Holandë

Armando Broja, është futbollisti i radhës shqiptar, që gjen rrugën e rrjetës ditën e sotme, teksa ka arritur të shënojë në kampionat.

broja

Sulmuesi i Shqipërisë, është futur nga stoli për Viteshen në minutën e 46’, teksa në minutën e 60’, pas një pasimi perfekt nga e majta nga Openda, ia del ta dërgojë topin në rrjetë.

Megjithatë goli i shqiptarit vlejti vetëm për statistikë, pasi Viteshe u mposht me rezultatin 4-1 nga Venlo në kampionat, ku heroi ishte padyshim Jakumakis, që shënoi të katër golat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"