VIDEO/ “Kartë e turpshme”, Broja i zhgënjyer nga vlerësimi i tij në “EA FC 24”: Foto e shëmtuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2023 | 20:53

VIDEO/ “Kartë e turpshme”, Broja i zhgënjyer nga vlerësimi i tij në “EA FC 24”: Foto e shëmtuar

Lojtarët e Çelsit janë njohur me kartat e tyre në lojën më të re nga “EA Sports”, “EA FC 24” ku kësaj radhe “Blutë” janë më dobët se kurrë.

Collage Maker-01-Oct-2023-08-52-PM-9583

Ishte vetë klubi nga Londra që ka postuar një video ku lojtarët shikojnë kartat e tyre në lojë, ku mes tyre ishte dhe Broja, i cili nuk u duk aspak i lumtur për atë që pa.

“Foto e shëmtuar. Kartë e turpshme”, ishin fjalët e sulmuesit shqiptar, i cili u duk tepër i zhgënjyer nga vlerësimet që “EA” kishte për të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"