VIDEO/ Inzagi i beson vendin e titullarit, Vedat Muriqi trondit shtyllën me Lacion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2021 | 21:47

VIDEO/ Inzagi i beson vendin e titullarit, Vedat Muriqi trondit shtyllën me Lacion

Trajneri Simone Inzagi i ka besuar vendin e titullarit shqiptarit të Kosovës, Vedat Muriqit, në sfidën e Kupës së Italisë ndaj Parmës.

mURIQI SHTYLLA

Ish-sulmuesi i Teutës dhe Besës së Kavajës në Shqipëri, pati një shans ideal në minutën e 14-të për ta dërguar topin në rrjetë, por goditja e tij për fat të keq përfundoi në shtyllën e majtë pingule të portierit Kolombi.

Lacio është duke udhëhequr në pjesën e parë me rezultatin 1-0 falë golit të Parolos në minutën e 23-të me kokë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"