VIDEO / Incident me 200 kilometra në orë i Leklerk, shkatërron Ferrarin në pistën e re në Arabinë Saudite

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2021 | 19:58

VIDEO / Incident me 200 kilometra në orë i Leklerk, shkatërron Ferrarin në pistën e re në Arabinë Saudite

Sharl Leklerk ka ndërprerë në mes provat e lira në pistën e re të Formula 1 në Xheda të Arabisë Saudite, duke shkatërruar plotësisht makinën Ferrari.

leklerk

Pista kishte marrë pëlqimin e pilotëve pasi të gjithë admironin shpejtësinë e saj në pjesën më të madhe të cirkuitit. Por incidenti i Leklerk tregoi se ka një problem madhor, pasi në një pistë të tillë, çdo përplasje e vogël mund të rezultojë fatale si për makinën e aksidentuar, ashtu edhe për ata që vijnë nga pas pas sepse nuk ka shumë hapësira për manovrim.

Leklerk humbi kontrollin e makinës në një pjesë ku ishte duke ecur me 200 kilometra në orë, duke u përplasur me barrierat. Ai doli vetë në këmbë nga njëvendëshja pa pasoja, por ky incident tregoi se pista mund të ketë probleme kur bëhet fjalë për garën në vetvete, ku pilotët do të duelojnë me njëri-tjetrin.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"