VIDEO/ I mjaftojnë vetëm 10 minuta në fushë, futbollisti shqiptar i dhuron 3 pikë të arta kryesuesve të kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2024 | 20:26

VIDEO/ I mjaftojnë vetëm 10 minuta në fushë, futbollisti shqiptar i dhuron 3 pikë të arta kryesuesve të kampionatit

Shqiptari i Kosovës, Donat Rrudhani, u shndërruar në hero te skuadra e Jang Bojs, ditën e sotme, duke i dhuruar 3 pikë të arta kryesuesve të kampionati zviceran në duelin ndaj Grasshopersit të Amir Abrashit. 

rudhani

Rrudhani u aktivizua në minutën e 63-të, teksa vetëm 10 minuta në fushë i mjaftuan për të shënuar golin e fitores.  

Ky ishte realizimi i parë i 24-vjeçarit në kampionat me fanellën verdhezi. Rrudhani iu bashku klubi prestigjioz zviceran, në sezonin 2022/2023 nga radhët e Araut.  

Këtë edicion mesfushori i Kosovës, është aktivizuar në 8 sfida. Jang Bojs kryeson kampionatin me 41 pikë në 19 ndeshje, duke krijuar një diferencë në +8 pikë nga St Galen i vendit të dytë që ka edhe një ndeshje më pak.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"