VIDEO/ Hebaj shënon sërish në Arabinë Saudite, skuadra e sulmuesit shkodran me një këmbë në… ligën e yjeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2024 | 0:04

VIDEO/ Hebaj shënon sërish në Arabinë Saudite, skuadra e sulmuesit shkodran me një këmbë në… ligën e yjeve

 Vetëm pak kohë i kanë mjaftuar Rubin Hebajt, për t’u shndërruar në protagonist te skuadra e tij e re, Al Oruba, pas transferimit nga Andijan. Sulmuesi shkodran, gjeti golin e dytë me fanellën e Al Orubah, në triumfin 1-3 të arritur në transfertë ndaj Al Qadisija të vendit të parë. 

hebaj

Hebaj zhbllokoi sfidën në minutën e 13-të, ndërkohë që kjo fitore duket se i “blindon” vendin e dytë skuadrës së sulmuesit shqiptar që është me një këmbë në elitën e futbollit në Arabinë Saudite.  

Diferenca e Al Orubahs me vendin e parë është 6 pikë, ndërkohë që në elitën e futbollit arab kalojnë direkt 3 skuadra.  

renditja arabi

Me shumë mundësi ish-sulmuesi i Vllaznisë sezonin e ardhshëm do të ketë mundësinë të luajë përkrah Kristiano Ronaldos dhe shumë emrave të tjerë të mëdhenj që tashmë po luajnë në Superligën arabe. 

GOLI I HEBAJT: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"