VIDEO/ Hap fals i Teutës, Bylisi shtang skuadrën e Martinit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2021 | 21:52

VIDEO/ Hap fals i Teutës, Bylisi shtang skuadrën e Martinit

Ka përfunduar sfida Bylis-Teuta në shifrat 1-1.

TEUTA 1

Skuadra e Teutës ndalet pas shumë rezultateve pozitive teksa barazon me një Bylis që ishte përgatitur mirë për këtë sfidë. Për skuadrën e Martinit realizoi Bregu me penallti në minutën e 30’ ndërsa barazimi erdhi nga Beji në minutën e 37’.

Me këtë barazim Teuta renditet në vendin e 2 në kuotën e 41 pikëve, ndërsa Bylis në vendin e 8 në kuotën e 19 pikëve.

FT| BYLIS 1-1 TEUTA

Beji 37′ / Bregu 30′ (p)

KOMENTI LIVE –

PËRFUNDON SFIDA!

92′ Qirko ndëshkohet me karton të verdhë.

92’ Pas disa kombinimeve të bukura Teuta humbet shansin e artë për fitore teksa Zogaj godet shtyllën.

Rasti i Zogajt on Vidnews.

90′ Arbitri i katërt Adrian Beqiraj akordon 5 minuta shtesë.

83’ Teuta kryen dy zëvendësime teksa largohen Albano Aleksi dhe Krasniqi dhe futen në fushën e blertë Zogaj dhe Daja.

83’ Një kundërsulm i shpejtë i Bylisit u ndal me faull nga Albano Aleksi teksa ka marrë dhe karton të verdhë.

78’ Skuadra ballshiote kryen zëvendësim teksa futet në fushë Qardaku dhe largohet Ndreca.

73’ Teuta bën zëvendësim, ku largohet Sebino Plaku për t’i bërë vend Erando Karabecit.

70’ Bylis kryen zëvendësimin e rradhës teksa largohet Antoni Beji për t’i bërë vend Antonio Marko.

57’ Sebino Plaku humbet shansin e artë pak metra nga porta pas një krosi nga goditja e dënimit të ekzekutuar nga Dejvi Bregu.

Sebino Plaku humbet shansin e arte on Vidnews.

56’ Teuta kryen dy zëvendësime menjëherë teksa largohen Kura dhe Todorovski për t’i bërë vend Ferreiras dhe Beqajt.

55’ Bylis bën zëvendësimin e dytë teksa largohet Ntephe për t’i bërë vend Kojuc.

54’ Todorovski ndëshkohet me karton të verdhë pas një kontakti me Ntephe.

55′ Rrezikshëm Bylisi teksa Ymeraliaj tregohet i pasaktë me kokë dhe Renato Arapi e largon nga zona topin.

46’ Bylis kryen zëvendësimin e parë teksa largohet Mehmetllari për t’i bërë vend Ujkës.

46’ Starton pjesa e dytë!

Përfundon pjesa e parë!

45’ Arbitri i katërt Adrian Beqiraj akordon 2 minuta shtesë.

45′ Lojtari i Bylisit, De Olivera ndëshkohet me karton të verdhë.

37’ GOOOOOL BYLIS 1-1! Skuadra ballshiote ka barazuar shifrat me Antoni Beji pas një kalimi të shpejtë dhe një pasimi perfekt të Mehmetllarit dhe Beji ishte i saktë përpara porte duke rikthyer baraspeshën. Protestojnë durrsakët pas përplasjes me arbitrin Erion Bastari ndërkohë që loja vazhdoi dhe u realizua goli.

Goli i Beji on Vidnews.

30’ GOOOOL TEUTA 0-1! Dejvi Bregu ndëshkon me 11-metërsh skuadrën e Bylisit.

Goli i Bregut on Vidnews.

29’ Nebiu është ndëshkuar me karton të verdhë për arsye të protestave.

28’ Penallti për skuadrën e Teutës ku Ymeraliaj ka penguar Renato Arapin dhe Ymeraliaj është ndëshkuar me karton të verdhë pas atij kontakti që kishin në zonë ndërkohë ballshiotët shpërthejnë në protesta.

Penalltia e Teutes on Vidnews.

23′ Dejvi Bregu nga ana e majtë e sulmit befason mbrojtjen e Bylisit teksa menjëherë ka goditur por topi përfundon larg traversës së portës.

9′ Mundësi tjetër për durrsakët, Kuros jep një pas Sebino Plakut por mbrojtja e skuadrës së Bylisit tregohet e saktë.

3′ Rast i mirë për skuadrën e Teutës ku Qirko pret gositjen e Plakut.

1′ Starton sfida

FORMACIONET ZYRTARE –

BYLIS – Qirko, Ymeralilaj, Stojanoviç, Hadroj, Janku, Mehmetllari, Beji, Ndreca, Ntephe, Nebihu, Lorran. Trajner: Veljko Dovedan.

TEUTA – Frashëri, Arapi, Hoxha, Aleksi, Krasniqi, E.Vila, Todorovski, Plaku, Kouros, L.Vila, Bregu. Trajner: Edi Martini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"