VIDEO/ Gol i anuluar, penallti dhe karton i kuq. Vllaznia mund Skënderbeun me polemika dhe i afrohet kreut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2024 | 23:44

VIDEO/ Gol i anuluar, penallti dhe karton i kuq. Vllaznia mund Skënderbeun me polemika dhe i afrohet kreut

Vllaznia ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat, duke mundur me rezultatin 0-1 Skënderbeun në Korçë, në një sfidë që u shoqërua me shumë polemika.

bandicam 2024-03-11 18-29-27-424

Sfida nisi me ritëm të ulët, teksa rastet u shtuan në gjysmën e dytë të pjesës së parë, me korçarët që ishin më kërkues.

Edhe në pjesën e dytë, ekipi vendas tentoi disa herë për të gjetur golin dhe në minutën e 58’, ishte Ramos ai që tundi rrjetën, por pas ndërhyrjes së VAR, goli u anulua për një prekje të topit me dorë.

Ishte sërish Ramos që preku topin me dorë, kësaj radhe në zonën e tij, që pas tre minutash në rishikim me VAR, gjyqtari Cjapi akordoi 11-,etërsh për kuqeblutë, që u shndërrua në gol nga Balaj në minutën e 71’.

Korçarët tentuan disa herë që të gjenin rrugën e rrjetës, por kuqeblutë arritën të mbylleshin mirë në mbrojtje, me rezultatin që më pas ngeli i pandryshuar, me këta të fundit që gjithashtu ngelën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Krymit në minutën e 94’.

Kështu Vllaznia rimerr sërish vendin e dytë me 49 pikë, dy më pak se Egnatia kryesuese. Ndërsa Skënderbeu vazhdon momentalisht në vendin e 4-të me 37 pikë.

REZULTATI LIVE:

SKËNDERBEU 0-1 VLLAZNIA

Balaj (P) 71′

NGJARJET KRYESORE:

90+9′ Mbyllet sfida me fitoren 0-1 të Vllaznisë!

90+7′ Rabiu provon me një goditje nga distanca, e cila shkon ngjitur me shtyllën e portës. (VIDEO)

90+6′ Shaqe provon me një goditje me kokë, por topi ngel aty dhe Balaj e largon në këndore. (VIDEO)

90+4′ Krymi shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Liços dhe gjyqtari e ndëshkon menjëherë me karton të kuq. (VIDEO)

90+2′ Jukaj ndëshkohet me karton të verdhë për vonesa të lojës.

90′ Akordohen 7 minuta shtesë.

89′ Dy zëvendësime te Vllaznia. Largohen mala dhe Gruda, në vendet e tyre Gomesh dhe Delaj.

88′ Mala shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

81′ Liço shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

80′ Smajli shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

78′ Zëvendësim te Vllaznia. Largohet Alivoda dhe në vendin e tij futet Sala.

77′ Dy zëvendësime te Skënderbeu. Largohen Ramos dhe Gërço, në vendet e tyre futen Kabrel dhe Shaqe.

74′ Nikaj shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

72′ Krymi shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

71′ GOOOL VLLAZNIA 0-1/ Balaj nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)

68′ Trajneri i shkodranëve, Qatip Osmani ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

67′-70′ Kuqeblutë protestojnë për një prekje të topit me dorë nga ana e Ramos. Pas rishikimit me VAR, gjyqtari akordoi 11-metërsh. (VIDEO)

64′ Zëvendësim te Skënderbeu. largohet Juri dhe në vendin e tij futet Franklin.

60′ Zëvendësim te Vllaznia. Largohet Boshnjaku dhe në vendin e tij futet Çoba.

58′ Ramos çon topin në rrjetë, por VAR-i ndërhyn duke anuluar golin e mbrojtësit pas një prekje të topit me dorë. (VIDEO)

56′ Liço lë një top në zonë për Nikajn, me tentativën e këtij të fundit që shkon mbi kuadrat. (VIDEO)

49′ Rashica del i vetëm përballë Jukajt dhe tenton ta mashtrojë me një parabël, por portieri i shkodranëve tregohet i vëmendshëm dhe kontrollon topin. (VIDEO)

46′ Starton pjesa e dytë!

45+1′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

44′ Stojanoviç gpodet me topin që shkon në këndore, por kuqeblutë protestojnë për një prekje me dorë në zonë. Pas rishikimit nga VAR, gjyqtari lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)

39′ Rabiu shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

35′ Nikaj del i lirë përballë portierit dhe godet me të djathtën, por Jukaj i mohon golin me ndërhyrjen e tij. (VIDEO)

34′ Gërço lëshon një predhë nga distanca, por topi shkon mbi kuadratin e portës. (VIDEO)

30′ Balaj provon me një gjuajtje nga distamca, me topin që shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

28′ Randi provon me një predhë nga distanca, e cila shkon mbi kuadratin e portës. (VIDEO)

20′ Lojë e ekuilibruar nga të dyja skuadrat, të cilat kërkojnë të mos pësojnë.

10′ Mala hedh një krosim të rrezikshëm drejt zonës, por Alia arrin ta kontrollojë pa probleme.

1′ Starton sfida në Korçë!

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Alia, Vangjeli, Ramos, Prençi, Gërço, Rabiu, Randi, Nikaj, Liço, Rashica, Juri.

Trajner: Ivan Gvozdenoviç

VLLAZNIA: Jukaj, Smajli, Stojanoviç, Juriç, Hakaj, Alivoda, Krymi, Boshnjaku, Mala, Gruda, Balaj.

Trajner: Qatip Osmani

0210320

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"