VIDEO/ Goditi me kokë sulmuesin e Interit, dënim i rëndë për mesfushorin shqiptar në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2024 | 21:20

VIDEO/ Goditi me kokë sulmuesin e Interit, dënim i rëndë për mesfushorin shqiptar në Itali

Mesfushori Elvis Kabashi nuk do të mund të ndihmojë skuadrën e Rexhianës në ndeshjet e radhës, pasi ka marrë një dënim të rëndë nga organet disiplinore të Federatës Italiane. Lojtari shqiptar, i cili ka qenë protagonist këtë sezon në Serinë B, u ndëshkua me karton të kuq për një gjest antisportiv në ndeshjen e kësaj fundjave kundër Specias.

asdsadsadadadasads

Në minutat e fundit të ndeshjes që u mbyll me shifrat 0-0, Kabashi kishte një përplasje me Françesko Espoziton, sulmuesin e huazuar nga Interi te Specia dhe gjyqtari nuk hezitoi t’i tregonte futbollistit shqiptar kartonin e kuq.

Ngjarja është marrë në shqyrtim nga organet disiplinore të cilat kanë pezulluar lojtarin i cili në të kaluarën vendosi të mos pranonte ftesa nga Shqipwria në pritje të një të tille nga Italia që nuk i erdhi kurrë. Kabashi është dënuar me tre ndeshje për atë që është cilësuar si goditje me kokë ndaj kundërshtarit të tij.

Ndaj Kabashi do të mungojë në sfida të rëndësishme për Rexhianën e cila është përfshirë në luftën për një vend në play-off për ngjitjen në Serinë A. Klubi italian bëri të ditur se do të apelonte këtë vendim, duke shpresuar te ulja e dënimit.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"