VIDEO/ Gjesti i madh i Lukakut, shkon i tregon arbitrit se nuk ishte penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2018 | 13:53

VIDEO/ Gjesti i madh i Lukakut, shkon i tregon arbitrit se nuk ishte penallti

Një gjest i madh vjen nga sulmuesi i Belgjikës, Romelu Lukaku, në një çast të ndeshjes së djeshme ndaj Tunizisë. Teksa rezultati shënonte 2-1, është belgu që në një aksion të shpejtë brenda zonës, shkon në fundore dhe në pamundësi për të kapur topin, rrëzohet, edhe pse portieri tunizian nuk i bën kontakt.

lukaku

Arbitri është i bindur që nuk është penallti, por ajo që ra në sy ishte gjesti i Lukakut. Ai ngriti menjëherë dorën, dhe iu afrua arbitrit për t’i treguar se nuk kërkonte asgjë nga ai rast, duke treguar kështu një gjest “fair play”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"