VIDEO/ Festa e çmendur pas fitores në derbi, Skuka “fluturon” mes ultrasve të Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2024 | 22:19

VIDEO/ Festa e çmendur pas fitores në derbi, Skuka “fluturon” mes ultrasve të Partizanit

Xhuliano Skuka e ka përjetuar derbin e sotëm mes Partizanit dhe Tiranës si një ultras i vërtetë i të kuqve. Sulmuesi la shenjë në këtë sfidë, duke shënuar golin e barazimit të përkohshëm në fitoren 2-1 të skuadrës së tij.

sdfsdfsdfdfssdfsdfsdf

Puthja e stemës pas golit ishte vetëm sinjali i parë i sulmuesit, i cili sapo u zëvendësua dhe shkoi në pankinë, veshi aty një fanellë me stemën e “Ultras Guerrils”.

Dhe në fund të sfidës, sapo u dëgjua vërshëllima përfundimtare e gjyqtarit Olsid Ferataj që dekretoi fitoren e të kuqve, ai nuk shkoi të festonte me shokët e skuadrës por vrapoi drejt tribunës së ultrasve të Partizanit.

Sulmuesi u hodh mes tyre për të festuar me ata suksesin në këtë sfidë shumë të rëndësishme për tifozerinë e kuqe.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"